Netanyahu: Hitleri nuk donte të vriste hebrenjtë. Idenë e genocidit ia sugjeroi një myfti palestinez

 

Është konsideruar në limitet e skandalit deklarata e Kryeministrit aktual të Izraelit, Benjamin Netanyahu mbi holokaustin nazist ndaj miliona hebrenjve në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë Kongresit botëror sionist të së martës, Netyanahu deklaroi pa pikën e dyshimit se Hitleri nuk dëshironte të shfarroste hebrenjtë, por vetëm t'i dëbonte nga Europa. Ndërsa idenë për genocidin më të madh në histori, sipas Netanyahut, Hitlerit ia sygjeroi si zgjidhje përfundimtare Myftiu palestinez, al-Husseini. Kjo sipas kryeministrit izraelit pasi al-Husseini i friksohej një kthimi në masë të popullit hebre në territoret që jetoheshin nga palestinezët.

Përpos habisë, deklarata e Netanyahut zgjoi dhe revoltën e përfaqësuesve të opozitës në vend, ku mes reagimeve të shumta lideri i opozitës, Herzog, e konsideroi si një lojë fjalësh që i shkon për shtatë mohuesve të holokaustit.

“Kreu i qeverisë në shërbim të mohuesve! Kjo nuk ishte parë kurrë më parë! Nuk është hera e parë që Netanyahu deformon historinë por një gënjeshtër e këtij lloji është vërtet risi”– deklaroi mes të tjerash lideri i opozitës, Herzog./ 

SHKARKO APP