“Nga bebja në bebe”, jo vetem një pikë programi, por një vizion për një të ardhme më të mirë

Ne ditet e fundit si rrallehere ka ndodhur ne shqiperi ne lidhje me programet politike te partive te ndryshme ku mbizoterojne termat kazan, timon, tepsi, apo logot partiake te printuara ne maskat e perdorura nga kryeministri, ka ngjallur nje debat teper te ndezur njera prej pikave te programit te Levizjes Socialiste per Integrim dhe konkretisht vizioni I kesaj partie per propozimin “nga bebja ne bebe”.
Ngjallja e nje debate konstruktiv dhe madje dhe kritik eshte ne fakt fitorja e pare e ketij programi pasi ja ka arritur ne kete menyre te gjeneroje debate, pikepyetje, kritika, analiza, skepticizem dhe shprese ne te gjitha kategorite e shoqerise shqiptare. Ne nje ambjent ku partite ne vend te programeve po perdorin memet ky program ka arritur qellimin e tij te pare- terheqjen e vemendjes se publikut.
Per here te pare ne historine e Shqiperise nje parti politike ndermjet pikave te tjera te programit, paraqet dhe nje pike/vision e cila jo domosdoshmerisht sjell fitim elektoral afat shkurter por hedh themelet per nje te ardhme me shume shprese dhe me shume besim per femijet tane, neser prinder te ardhshem
Duhet te themi qe Shqiperia deri me sot ngarkon me borxh cdo te porsalindur, dhe cdo rritje e borxhit public nga Qeveria e rilindjes dhe kryerilindasi Rama, eshte ne fakt nje borxh qe I ngarkohet cdo qytetari te republikes se Shqiperise qe ne momentin qe hap syte. Per shkak te rritjes marramendese te borxhit publik nga Qeveria Rama ne 3 vitet e fundit (2017 – 2020) cdo femije qe lind ne shqiperi dhe cdo qytetar qe aktualisht jeton ne Shqiperi ka nje borxh prej 2630 Euro. Vetem ne 3 vitet e fundit si pasoje e marrjes borxh te 1.5 milarde euro nga qeveria e rilindjes borxhi u rrit me 482 euro per cdo njeri!!! Dhe duke parasysh qe rritja e pagave, pensioneve apo e standartit te jeteses se qytetareve shqiptare nuk eshte rritur aspak perkundrazi nqs llogarisim inflacionin eshte negative, athere eshte shume e thjeshte te kuptojme se kush eshte bilanci ekonomik I kesaj qeverie : NJE BORXH PREJ 2630 Euro PER CDO SHQIPTAR NGA LINDJA NE VDEKJE!!!
Duke patur parasysh kete drame te madhe sociale qe po ndodh ne Shqiperi, qe as makineria e stermadhe e propagandes rilindase nuk arrin ta mbuloje dot, duke patur parasysh qe Kryeministri tashme habitet sesi njerezit nuk jetojne dot ne kete vend dhe ja ve fajin opozites, duke patur parasys shpopullimin masiv, taksat e larta, zhdukjen e shtreses se mesme te shoqerise si pasoje e goditjeve fatale qe ka dhene qeveria ndaj kesaj shtrese ne vecanti, lindjet e pakta, krizen ekonomike dhe demografike te shoqerise Shqiptare, ekspertet tone me te mire te huaj dhe vendas kane vite qe kerkojne te evidentojne dhe propozojne ate qe tashme ka marre formen e idese “Nga bebja ne bebe”. Qeveria Shqiptare do te kete detyrimin te garantoje nje fond Sovran prej 1000 USD per cdo te porsalindur. Kjo do te jete dhurata por dhe detyrimi moral qe ka politika shqiptare ndaj qytetareve te saj. Dhe kur bebja e porsalindur te beje 25 apo 30 vjec (apo me lindjen e femijes se pare) vetem athere do te kete te drejten te aksesoje kete fond I cili sipas te gjitha perllogaritjeve teknike do te jete midis shumes 23-28 mije USD.
Duhet te sqarojme per te gjithe skeptiket dhe mosbesuesit por dhe per kedo qe bie pre e makines propagandistike te rilindjes e cila ka filluar menjehere te llogarise me makinen e saj llogaritese me te cilen ben vetem llogari koncesionesh, se nuk behet fjale per futjen e ketyre parave ne nje banke cfaredo apo depozite kursimi me norma interesi te cilat dihet qe as qe I afrohen propozimit “nga bebja ne bebe”.
Ne propozimin e LSI fondi sovran do te investohet ne bursen e WallStreet cka nenkupton qe nuk behet fjale per interesa bankare apo depozita kursimi por per investime te mirefillta te cilat mund te arrijne dhe me lart se shuma e propozuar prej 23 – 28 mije USD ne varesi te aksioneve ku do te investohen keto para. Duhet kuptuar qe nje investim I tille ka perllogaritje algoritmesh te cilat nuk kane asnje lidhje me depozitat bankare te kursimeve apo te kompanive te sigurimeve dhe per kete arsye nuk mund te bazohet ne nje perllogaritje vetem mbi baze interesi vjetor apo mujor. Procesi I evidentimit dhe perzgjedhjes ka per te qene publik, transparent, dhe I aksesueshem vetem per fonde investimesh qe jane lider ne bursen e Wall Street dhe te cilat do te shfaqin interesin per te patur akses ne fondin vjetor prej rreth 30 mln USD te vene ne dispozicion nga Republika e Shqiperise per kete qellim. Ne cdo rast duhet saktesuar edhe qe vlera prej 30 mln USD ne fjale do te jete I garantuar 100% nga Fondi I investimeve qe do ta marre ne administrim (kjo do jete kerkese e panegociueshme e Republikes se Shqiperise).
Per te gjithe ata qytetare te Republikes se Shqiperise, te cilet me te drejte kane frike, skepticizem, tmerr nga investimet qeveritare pasi kane pare me syte e tyre masakren financiare dhe ekonomike qe Rilindasit e Edi Rames dhe Qeveria e tyre e mjerimit shqiptar I bene vendit tone, ju themi qe: Ky vizion do marre jete dhe do te realizohet vetem pasi ti kemi kerkuar dhe marre dakordesine nga miqte tane te shkelqyer (Shtetet e Bashkuara te Amerikes) per asistencan e Institucioneve te USA dhe FMN ne lidhje me te gjithe procesin e evidentimit te fondeve me te mira te investimit te suksesshme ne Wall Street, negocimin dhe perzgjedhjen, Nuk do te bejme asnje hap vetem ne kete proces.
Sigurisht qe me te drejte lind pyetja: a ka ndodhur me pare kjo gje? A k ate pakten propozime te tjera te ngjashme me te sot ne bote? A mos po ecim kuturi dhe verberazi?
Te gjitha jane pyetje te drejta por sigurisht qe keto propozime kane filluar prej vitesh t ju behen qeverive te ndryshme duke marre shkas nga polarizimi social brenda shoqerive perendimore, ulja e te ardhurave, mos rritja e pagave, rritja e cmimeve, si dhe rritja ne menyre drastike e differences midis pasurise qe kane ne zoterim 1% e popullsise se globit ne krahasim me 99% te popullsise. Sot ne rang global 1 % e popullsise zoteron me shume se 50% te pasurise boterore dhe kjo eshte nje kembane alarmi per te shmangur sa jemi ne kohe radikalizimin e popullisise e cila vertete nuk ka akses ne burimet pasurore.
Per te dhene nje shembull midis shume te tjereve per gjithe skeptiket, ne USA ka disa vite qe I behet jehone propozimeve te njerit prej Menaxhereve me te mire te burses se Wall Street. Emri I tij eshte William (Bill) Ackman. Themelues dhe drejtues I Pershing Square Capital Management. Eshte I mirenjohur propozimi I tij I bere ne US I cili konsiston ne krijimin e nje fondi sovran per cdo te porsalindur ne USA I cili investohet ne burse dhe aksesohet vetem ne moshen 65 vjec, Sipas z. Ackman, nje investim I qeverise amerikane per cdo te porsalindur ne rreth 6700 USD do te perkthehej ne nje fond ne moshen 65 vjec prej 1 Milion USD per cdo amerikan me kushtin qe mos prekej per 65 vjet dhe duke patur parasysh nje norme kthimi mbi kapitalin (return on equity) e cila historikisht eshte ne parametra 8%! Per apo skeptik qe merr makinen llogaritese dhe ben pjestimin e 1000 USD qe propozojme ne me 8% ben nje gabim shume te madh nga padija pasi behet fjale per investim ne WallStreet dhe jo depozite bankare kursimi! Mjafton te marrim perseri per baze z. Ackman dhe fondin e tij I cili ne vitet 2019 – 2020 ka nje kthim mbi kapitalin prej 44.1% si pasoje e investimeve te duhura ne burse. Shembuj te tille ka pa fund.
Sot, gazetat apo redaksite me te medha dhe me prestigjioze si ‘Theindipendent”, “reuters”, “Forbes”, “Business Insider” I bejne jehone propozimeve te Ackman apo dhe disa investitoreve super te suksesshme te tjere.
Per reference dhe per kureshtje per lexuesit po japim disa link-s me poshte ku mund te njihen me jehonen qe bejne mediat prestigjioze per keto propozime:

Bill Ackman: Give Every Child $6,750 So They Retire As Millionaires

https://www.forbes.com/sites/shaharziv/2020/12/07/bill-ackman-give-every-child-6750-so-they-retire-millionaires/?sh=31727e377534

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.businessinsider.com/bill-ackman-give-americans-cash-birth-universal-basic-income-equity-2020-12

https://www.independent.co.uk/news/world/americas/billionaire-millionaire-ackman-cash-retirement-b1766615.html

Nderkohe qe Qeveria Shqiptare shet ajer, vjedh pasurine kombetare, nderkohe qe rilindja pasuron vetem 4- 5 oligarke, nderkohe qe I jep Vilma Nushit qindra milione Euro dhe ne kembim ju jep shqiptareve asgje por ama ju shton borxhin public, sot shume qeveri te pergjegjshme po analizojne me kujdes edhe nje concept tjeter si ai i UBI (universal basic income) apo e ardhura baze universale. Po e bejne kete sepse e ndjejne presionin ne rritje nga qytetaret e tyre nderkohe qe qytetaret shqiptare tallen dhe mashtrohen 24 ore per 7 dite ne jave nga nje Qeveri qe nuk ka lidhje me shpirtin e njerezv, qe ne fakt nuk ka patur kurre qytetaret e saj ne focus.
Ne USA koncepti quhet Freedom Dividend. Ne Spanje po diskutohet per t ju dhene qytetareve me te ardhura te ulta shuma monetare ne cash, ne Maj te vitit 2020 Kryeministri Skocez Nicola Sturgeon, tha shprehimisht “koha ka ardhur per te konsideruar seriozisht aplikimin e nje politike UBI qe do ju garantonte nje te ardhur minimale cdo qytetari skocez ne formen cash-it nga qeveria (citohet nga The Times e kohes”.
Dhe po flasim per vende te perparuara te cilat as qe kane te krahasuar me mjerimin dhe varferine ku jane zhytur Shqiptaret.
Mendoni per nje cast se cfare ben nderkohe qeveria juaj per ju: rrit borxhin public, varferon shqiptaret, con informalitetin ne 50% duke thyer dhe rekordin historik te vitit 1991 ku per shkak te nderrimit te sistemit informaliteti ishte 41 %. Në ndryshim nga keqpërdorimi i mandatit qeverisës nga ana e Partisë Socialiste, projekti i propozuar nga ana e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është një detyrim moral ndaj të ardhmes së fëmijëve tanë për të cilët jemi të gatshëm të shkojmë në derën e çdo shqiptari dhe në cepin më të largët për të bindur këdo që mendon që Shqipëria dhe jo ikja, është shtëpia e të ardhmes sonë të përbashkët, një e ardhme më e mirë për të gjithë ne, SË BASHKU.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?