Nga jeta e një ose e shumicës së shqiptarëve nga mëngjesi në mëngjes

Nga Enton Panariti

Ptuh,

Ta hajë dreqi,
jetë qeni, jetë e poshtër , vend legen, shtet hajdut, kriminel, malok, fshatar, kokëpalarë, i trashë, i pashkollë, o të q..fsha robt, o rrot’ …ari.
Kështu fillon që pa thënë mirëmëngjes.
Pastaj vazhdon:
Domatet janë me pesticide, kastravecat si degë lisi, speci nuk hahet, patëllxhanet i kanë fryrë me ilaçe, qepet nuk djegin, qershiat nuk kanë shije, me pjeshkat do na helmojnë, ehh pjeshkat, gjithë lëng një një kohe tjetër, fiku është me krimba, pjepri nuk është sagllam, sallami është me mish të prishur, kumbullat janë të kot, shalqini është i rrezikshëm, rrushi është malaga grek, dardha vjen si e thartë, molla është me krimb brenda, ftoi nuk vlen një lek, lakrën e zuri shiu, preshi nuk është për të hyrë as atje, pjeshkën sërish, e mori në qafë kokrra e breshërit.

Buka e bardhë nuk hahet se i hedhin zbardhues, bukën e zezë e nxijnë me bojë. Gruri është për kafshët , misri për pulat, mishi është i pa kontrolluar, peshku vjen nga jashtë, pulat industriale i ushqejnë me omgj, pulat bio të fshatit hanë me nder m..tin e katunarit, qumështi është qumësht pluhur, djathin e bëjnë me niseshte, kosi s‘është kos, lëngu i frutave është pigment i tretur në ujë. Orizi është plastik, vaji është për makina, fasulet nuk bëhen as për p..rdhë, makaronat nuk zjejnë, çfarë vjen nga jashtë është vetëm: buono per Albania.
Birra?
Ku pihet birra, o vëlla? Birra Tirana është e thartë, Korça e hidhur, Peja është pa shije, bionde, kuqalashe e turbullt, të gjitha nuk bëjnë. Femra të ishin dhe prapë nuk do të vlenin. Birrat e importit/ E thamë, pra: buono per Albania!
Po vera. Vera është më keq, të shkatërron barkun, është e mbushur me kimikate dhe të çon për lesh mëlçinë e zezë dhe të nxin dhëmbët.
Uji? Ku ka më ujë. Ai që vjen në rubinet është i kuq. Ai i bleri mbushet nga puset ose në lumë. Lumenjtë, të gjithë aty e bëjnë sh..rrën.
Ta hajë dreqi…
Na u zunë hundët nga pluhuri, plehërat fluturojnë mbi kokë, kazanët e tyre janë të shqyer, rrugët nuk bëjnë, sheshi është skandaloz, qyteti i betonizuar, njerzit janë mizerabël, robt ku t’I ketë trafiku, në rrethrrotullim është si të hysh në kafazin e MMA-së, parkime nuk ka, korsia e biçikletave është kot, liqenin e kanë prishur, deti është qelbur, rëra është zhul, lumenjtë sjellin divane të hedhur për qejf.
Në TV… Ahhhh, Po, po! Ky tipi është mosmirënjohës, ky tjetri është halabak, ai hajdut, mashtrues, i korruptuar, servil, bythëlëpires, i poshtër, kriminel, horr, kurvë, burrë kurvë, i degjeneruar, shkërdhatë.
OK.
Kjo tjetra?
Po kjo është njësoj dhe më keq akoma. Eshtë lëtyrë grua, vromse, palogrua, mjerë burri që e ka, se mos ka një vetëm ajo, baxhellë, karazuzu.
Varja.
Katundarët na i fusin, kosovaret na prishën plazhin, fshatarët kanë prishur qytetin, qytete nuk kemi pasur kurrë, komshiu është skuth, gruan e ka kurvë, ajo që kaloi aty e dredh me filanin, ky filani tjetër vesh geta femrash natën, ai e ka pasur babën spiun, ai tjetri është 90 e nonç, ky është marë me mall në Hollandë, ky tjetri shkon në shërbim me sekretaren, kurse e shoqja fle me shoferin e tij, atij atje i hedh gruaja valium në gjellë, burri i asaj është trap, burri i asaj tjetrës është grua e mirë, ndërsa gruaja I ka blerë kollovarit të saj një X5, fëmijët e tyre? O Zot, fali! Djali rri gjithë ditën me nje djalë tjetër që nuk e sheh kurrë me qime në fytyrë, e bija ka bërë tatu mbas b..the një dragua që nxjerr flakë nga goja, vajza tjetër dhjetë vjet në Itali si student dhe ende nuk e ka marë diplomën.

Ehhh Italia… ku na e shpifi perëndia si komshie Italinë?
Ata nga veriu janë malokë, ata nga jugu katundarë, ata nga mesi barkëtharë. Në veri të marin jetën, në jug të marrin kuletën, në mes të heqin brekët!
Presidenti është i poshtër, kryeministri drogaxhi, kapo i parlamentit kriminel, kreu i opozitës hajdut, deputetët janë idiotë, të trashë ata që ikën, të pagdhendur ata që mbetën, palla ata që erdhën. Të gjithë bashkë edepsezë, mashtrues, të pashkolluar, të dënuar për krime jashtë vendit, të lodhur nga ky popull i trashë brenda vendit. Kryetarët e bashkive ca janë me brekë me vrima, ca janë hajdutë dhe ca që shkundin molotovin si plaku hallatet.

Turistet që vijnë janë të mbaruar, ambasadorët jane palë me shtetin. Turizmi bëhet vetëm jashtë, ndryshe je pabuks. Pabuksat i rreh Mihali dhe mbasi Mihali mbaron me të rahurën, e bën Çeço steti me biçak.
Shkuma party bëjnë po prap këllirë mbetën të gjithë.
Ky vend nuk bëhet , këtu nuk të paguajnë, këtu nuk ka punë! Nuk ka shpresë se e ka prishur ai, ajo, ne, ju, ata, ato, por dhe këta, këto, këndej, andej.
Skenderbeu është tradhëtar, Zogu ishte hajdut, Enveri diktator, Berisha shpellar, Nano pijanec, Majko budalla. Edi mafioz, Meta, hajdut. Luli karagjoz. Nardi, kurse Nardi është filozof.
Uuuuff çfarë tmerri.
Bëje ëndërr, o Zot!
Malet luajnë, por jo shqiptarët nga kafja e preferuar, aty ku qahen hallet e gjithë botës.

Ky eshte rregulli.
Tek e tuk ka ndonjë përjashim, por ata vuajnë sikur t’i kishin shkepur xhindet në gjumë. Në fakt janë sepse janë vetëm.
Si mundet të mbijetojë një komb pa një hero të vetëm që ta duartrokasin e ta duan të gjithë, dhe që është i mbushur me shumë e shumë hajdutë dhe mediokër të përkohshem, të kthyer në dandy me pantallona të verdha, xhaketë të kuqe, kapele republike pink dhe shqipe të gdhëndur në shpatull?

Si mundet që një shoqeri të përdhosi me vetmohim e këmbëngulje çdo figurë dhe çdo cilësi kombëtare duke i marrë nëpër gojë dhe përgojuar deri në palcë të tërë pa përjashtim?

Si mundet që mbasi ngjiremi “O sa mir’, me ken shqiptar”, e dhunojmë Shqipërinë ashtu siç nuk ja bëri as turku?
Pa dhënë asnjë alternativë. Pa reflektuar. Por vetëm duke u ankuar, fyer, sharrë e mallkuar.
Nuk ka ngelur një gjë që ti bashkojë të gjithë bashkë.
As feja, as arti.
Sporti mund ta bënte deri diku por edhe ai është kthyer në farse.
Shkurt një gojëdhore që nakatos zorrët e barkut.
Ky popull që nuk proteston për të kërkuar punë, ujë dhe drita tregon që i pëlqen të ngrohet vetëm në diell.
Protesta ka, por vetëm që të ikë njëri e të vijë tjetri. Dhe robt bëhen bashkë kur ju thua, ec se do t’ja shkër.. jmë robt’ atij kurvës!
Protestat e fundjavës janë kthyer në aktivitete kulturore vetëm për ata që zjarrin e kanë pasur si lojë të vetme në vetminë e malit kur kullosnin dhitë.
Puna në fakt, si koncept, është prishur dhe ngatëruar. Më mirë e lemë për herë tjetër.
Fjalën punë mos ja përmend njeriu se rrezikon të të urrejnë për jetë.
Veshi nuk të dëgjon një njeri që të thotë na mori malli për pak punë.
Madje të shprehesh “Po punoj “ të marin për budalla.
Si mundet vallë që ta degradojë veten në këtë lloj derexheje një komb i tërë , ku pasurimi i shpejtë, hajduti dhe dembeli me lekë është ëndrra e gjithëkujt.
Nga do që ta kthesh Dembeli dhe Hajduti janë heronjtë tanë kombëtar!

Ata janë dy kokat e të njëjtit trup. Ose thjesht, janë vetëm turp! Turpi ynë!

/JavaNews/

SHKARKO APP