Nga “Lëvizja Mjaft” te “Lëvizja Salcë”
Nga Ylli Dylgjeri/Memoria politike e OJQ-ve në 10 vitet fundit na rrisjell në vëmëndje aksionin politik të Lëvizjes Mjaft. Kujtojmë fillimet e saj impulsive e në vazhdimësi deri në marjen e qeverisjes. Janë tashmë të njohura demostrimet pas shitjes së fiqve në pazar. Goditjet me vezë, domate, letra higjenike, veshjet me fustane Missi, deri në tishert-et me mbishkrimin “Nano ik”, etj janë të gjalla në arkivat e medias dhe publikut shqiptar.
Kanë kaluar vite, dhe traditat revolucionare nuk harrohen lehtë…
Guerrilas-it janë sërisht në mesin tonë. “Asgjë s’humbet, vetëm transformohet”. Personazhet po zëvëndësohen. Nga Erioni i Urës Vajgurore te Mirela nga Ura e Sheqit në Fier. Pakënaqësitë e viteve u fermentuan duke i kthyer domatet ne salcë! Barazia gjinore duhet pranuar edhe në krye të revoltave, jo vetëm në raportet qeverisese.
Femrat në ballë dhe salca në ballë!
Uroj që të mos vazhdojnë kështu revoltat, se pastaj…rradha i vjen shpejt letrave higjenike.
Apo jo Erion?