Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 11:49 Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë Policia e Tiranës ka gjobitur 23 protestues të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bllokuan rrugën dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga like tek ankthi…

Forum E hënë, 20 Tetor 2025 16:06
Nga like tek ankthi…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Majlinda Bregu

Ekrani hyri në jetën tonë pa paralajmërim. Në fillim ishte televizori, më pas kompjuteri, dhe më vonë telefoni që nuk po e ndajmë më nga dora. Por ndryshe nga teknologjitë e mëparshme, smartfoni nuk është më një pajisje, është një botë më vete. E merr kudo, e sheh kudo, lexon, flet, këndon, zgjohesh, fle, po me të. Fëmijët, që dikur kalonin orë të tëra duke lozur apo edhe para televizorit, papritmas kishin në duar një dritare që i lidhte me gjithë botën dhe në të njëjtën kohë, e sillte botën te ta.

Shumë prindër u lehtësuan kur zbuluan se një tablet apo telefon mund të mbante një fëmijë të qetë për orë të tëra. Në dukje, asgjë e keqe. Por askush nuk e pyeti veten nëse kjo ishte e sigurt. Nuk kishte udhëzime, nuk kishte studime, vetëm një ndjenjë kolektive sigurie: të gjithë po e bëjnë, pra duhet të jetë në rregull. Në të vërtetë, as kompanitë e teknologjisë “kurth” nuk kishin bërë kërkime serioze mbi ndikimin e produkteve të tyre në shëndetin mendor të fëmijëve. Kështu, një brez i tërë u rrit si pjesë e një eksperimenti të pashpallur, ku teknologjia të mësonte më shpejt se prindi e mësuesi dhe fëmijët u bënë përdorues përpara se të bëheshin të vetëdijshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vitin 2024, studiues nga Digital Transformation for Health Lab (DTH-Lab) i OBSH-së për Europën WHO Regional Office for Europe ndërrmorrën një analizë të politikave për të kuptuar se si vendet po mbrojnë të rinjtë nga dëmet qe sjell qëndrimi me orë online dhe nëse vendet po e shohin sic është këtë problem: alarmant dhe po mundohen të ofrojnë rregulla për lundrim digjital të sigurt. Arsyeja është fare e thjeshtë. Ndërsa brezat e rinj sot jetojnë së shumti ‘online’, sistemet tona arsimore, ligjore dhe shëndetësore ende funksionojnë me burokracinë e modelit ‘offline”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse fëmijëria dhe adoleshenca përbëjnë një periudhë vendimtare për shëndetin mendor, pasi rreth 75% e çrregullimeve mendore shfaqen para moshës 24 vjeç, (OBSH), roli I teknologjisë digjitale në shëndetin mendor të të rinjve, nuk është më cështje statistike apo mburrje inovacioni, por është problem i madh social dhe çështje e shëndetit publik. Në Shqipëri, mbi gjysma e popullsisë 50.7 % përdor rrjete sociale, kryesisht Facebook dhe Instagram. Teknologjitë digjitale kanë ndryshuar konceptet e prindërimit, shoqërimit, komunikimit, ndërveprimit, duke normalizuar dhunën, urrejtjen, tjetërsimin, indiferencën ndaj së keqes. Të rinjtë e sotëm jetojnë në një botë me të tjera koncepte kohe dhe distance, në betejë të vazhdueshme për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.

Mund t'ju interesojë

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Para 21 orësh
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Para 22 orësh
Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 23 orësh

Franca, Irlanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar po e trajtojnë përdorimin e tepërt të ekraneve si një rrezik për shëndetin, duke ndërmarrë masa parandaluese dhe edukative. Por shumica e vendeve, përfshirë Shqipërinë nuk e kanë përfshirë ende sektorin e shëndetësisë në politikat për sigurinë dixhitale. Sipas hartës politike të përgatitur nga DTH-Lab, ai OBSH- Europe, shumë vende kufizohen në moderimin e përmbajtjes, duke mos adresuar rreziqet që burojnë nga vetë platformat. Shqipëria, Azerbajxhani, Hungaria, Irlanda dhe Polonia përqendrohen në bllokimin e përmbajtjes së dëmshme, por nuk ndërhyjnë në mekanizmat e algoritmeve që krijojnë varësi dhe ndikojnë në sjelljen e të rinjve.

Në anën tjetër, Franca ka vendosur pëlqimin prindëror për përdorimin e rrjeteve sociale, filtra të parainstaluar në pajisje dhe përgjegjësi ligjore për platformat online. Mbretëria e Bashkuar, përmes Ligjit për Sigurinë Online, detyron platformat të raportojnë algoritmet, të mbrojnë të miturit dhe të sigurojnë transparencë të plotë. Një nga gjetjet më të rëndësishme të ËHO Europe është mospërfshirja e sektorit të shëndetësisë në hartimin e politikave dixhitale. Platformat ndryshojnë çdo javë dhe pa dyshim teknologjia s’është armiku.Por ngadalësia dhe indiferenca po e kthejnë urrejtjen dhe kërcënimin online në armën më të rrezikshme shfarosëse të një brezi. Nëse nuk ecim me shpejtësinë e inovacionit, do të mbetemi pas në luftën për një hapësirë digjitale të shëndetshme e njerëzore.

Shqipëria ka ecur me” hapin e kohës” të teknologjisë digjitale, me programe kodimi, trajnime TIK, risi aplikacionesh, por mungon ura lidhëse, një qasje të integruar që përfshin rrezikun që sjell për shëndetin mendor ekspozimi I gjatë online. Urrejtja, mpirja, ankthi po I jep formën më të rrezikshme shoqërisë, më shumë sesa arsimi apo arti. Rregullimi nuk është censurë është mirëqënie, shëndet I individit dhe siguri se zhvillimi nuk do na kthejë në barbarizëm. Për vite e breza të tërë, shoqëritë sado të ndryshme kishin një të përbashkët: mbrojtjen e fëmijëve si interesin më të lartë. Por ja që duke u zhvilluar, krijuam një botë virtuale, ku të gjithë jemi të ekspozuar ndaj një universi që nuk e kuptojmë plotësisht. Sot, provat janë tronditëse: një fëmijëri dhe rini e lidhur pas smartphone po dëmton mendërisht një brez të tërë. Dhe pyetja që mbetet është e thjeshtë. A jemi në rregull me këtë kompromisin e lirisë së online- pa kushte?

Etiketat e lidhura

Majlinda Bregu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë
Para 4 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij
Para 14 minutash

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë
Para 22 minutash

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe
Para 39 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 12 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.