Ngjarja në Elbasan, Ylli Dylgjeri: Rama dhe Balla gënjejnë….
Forum E Enjte, 22 Prill 2021 00:30
Ylli Dylgjeri-
100 herë të flasin Rama e Balla, 100 herë gënjejnë!
Vrasja ne Elbasan kursesi nuk mund te legjitimohet. Duke qene elbasanas, autokton, dhe njeheresh i njohur ne vite me Pjerinin me takon te shpreh dhimbjen, dhe ngushellimet per djalin e humbur te Xhuvaneve, dhe njehersh te gjykoj mbi disa te verteta qe na sollen deri ketu.
Tani le ti shohim disa të vërteta në sy.
E verteta e pare: Edi Rama genjen.
Frymezuesi, nxitesi dhe autori virtual i krimit per mua e ka emrin Edi Rama. Po! Kujtoni gjuhen e Edi Rames me fillimin e fushates zgjedhore: Vetem urrejte kunder LSI. Urrejtje e Tij sot eshte me platforme. LSI duhet shkrire. Kudo, kurdo, e ne çdo takim Rama vetem shan, fyen, tall, pergojon, intimidon LSI-ne duke kerkuar çuarjen per skrap te saj. Vetem keshtu i del llogaria e fitores se mandatit te 3-te, te Parit te vendit qe ka votuar pluralizmin dhe jeten me shumë parti politike.
Çdo te thote kjo per publikun?
Do te thote gare politike por pa LSI. Ta çojme LSI per skrap- thote Rama. Me hapur nuk thuhet. Ja te nderuar Prokurore ku e kini frymezuesin dhe autorin e krimit. Mos e kerkoni me Interpol, as ne lagje, ne qytete, as ne rruge? Jo ja ku eshte ne krye te shtetit, ne krye te PS, ne krye te fushates. Ai thote çdo çast ne propagande: LSI per skrap! – çfare pret te mendoje ish metalurgu elbasanas, punetori i furrenaltave, endacaku qe mbledh hekurishte per skrap? Per çfare i eshte dashur tjeter skrapi ? Veçse per shkrirje? Kjo eshte rruga dhe mendesia qe ofron i pari i shtetit per bashkejetesen ne demokraci ? Nje parti te shkrihet ne furre se nuk del i Pare per te vjedhur Edi Rama!!! Perfundimi: rrahje, plagosje, dhune, intimidim, heqje nga puna, nga shoqeria, nga Shqiperia pse je LSI!
Edhe autori i ketyre rradheve eshte nje bashkevuajtes i targes LSI. Kjo platfoeme dhune na kujton “Naten e Kristalte” qe organizoj Hitleri kunder ebrejve. I vuri fillimisht kryqe e per tere naten i dogji i vrau i preu i syrgjynosi kampeve te çfarosjes. Atehere.
Prokurore keni bythe? Ja ku e keni. Edi Rama quhet.
Se dyti, Taulant Balla genjen.
Kam punuar me te ne Kryeministri. Kam punuar prane ishKryeministrit Nano. Kam dëgjuar boll aventura te tij në vite, herë kam qëne prezent, herë i kam pare e mjaft te tjera mi ka thene Eprori. Taulant Balla eshte nje karakter i dobet, genjeshtar, dredharak, me cilesite me te ulta te nje fshatari qe kerkon te mbahet me thonj per te mbijetuar ne rrethet qytetare e intelektuale. Taulanti nuk eshte hera e pare qe perzihet me kontigjente te krimit. I ka te ushtruara ne vite maedhenjet.
Taulanti eshte Shefi i Protokollit i ishKryeministrit Nano qe rrinte me skoç e etiketa emrash ne xhep,
per ta ulur Nanon ne rresht te pare ne konferencat boterore dhe europiane edhe kur Ai ishte ne fund, jashte protokollit, duke bere skandale me udheheqes boteror.
Taulanti eshte si ajo vegla hidraulike qe çbllokon çdo WC.
Keto jane ideatoret frymezuesit dhe organizatoret e skandaleve. Nese i doni…votojini. U pafshi hairin.