Ngjela: Berisha të përgatitet për Gjykatën Speciale
Nga Spartak Ngjela
A ka fituar përfundimisht Shqipëria dhe shqiptarët kundër sëmundjes njëqind vjeçare të pushtetarëve të korruptuar që kanë përbuzur dhe shkelur shqiptarët?
Po, Shqipëria dhe shqiptarët kanë fituar përfundimisht. Ligësia ka filluar të japë shpirt.
Asgjë nuk mund ta ndryshojë qëndrimin amerikan kundër korrupsionit shqiptar.
Por historia do pyesë: pse nuk e bënë dot vetë shqiptarët përmbysjen e ligësisë shqiptare në sundim?
Këtë ma kanë bërë si pyetje edhe disa érudite të huaj.
Po pse – iu thashë unë – gjermanët, nuk e bënë me ndihmën amerikane?
Po pse – iu thashë unë – japonezët, nuk e bënë me ndihmën amerikane?
Por, ka dhe diçka, iu thashë më pas: amerikanët po na ndihmojnë të shërbejmë ligësinë shqiptare, e cila do të na zhduket nga sytë pas disa muajsh, duke na pasur miq, dhe jo armiq… Sakt në një kohë kur 95 përqind të shqiptarëve adhurojnë Amerikën.
“Përgjigje e saktë” – më thanë atë që më kishin pyetur…
Kurse ambasadori amerikan në Tiranë… për çdo ditë garanton shqiptarët…
Mos dyshoni me frikë se mund të ketë kthim mbrapa në këtë çeshtje! … sot shqiptarët po hyjnë të sigurt në frymën e re të modernitetit perëndimor… me drejtësi dhe pa sundim korruptiv, pas njëqind vjetësh. Të gjithë këta që bërtasin si Saliu, janë në hallin e atij personit që, i vetëm, natën dhe në mes të pyllit, bërtet nga frika…
Mos ua vini veshin! Kush i ka afër, dhe iu don të mirën, le t’i këshillojë që të fillojnë të mendojnë për mbrojtjen e tyre përpara Gjykatës Speciale.