Ngjela: Në shtator fillon gjykimi i Berishës

Nga Spartak Ngjela

Pse dështuan kaq keq të korruptuarit e pushtetshëm të Shqipërisë?

Në shtator fillon çmontimi i korrupsionit shtetëror në Shqipëri. Liderët e korruptuar dështuan plotësisht.

Nuk kishin mundësi tjetër: kokëngjeshja për të ruajtur me çdo mjet gjënë e vjedhur, i degradoi deri në këtë pikë, sa tani nuk i shpëtojnë dot as ndëshkimit.

Ishin të detyruar, që me politikë të dorëzonin gjënë e vjedhur, dhe të shpëtonin veten, por ata, që të Gjithë, për të shpëtuar gjënë e vjedhur, fundosën edhe veten.

Tani nuk ka kohë më, se janë shkaktarët e zvarritjes dy vjeçare të Reformës në Drejtësi. Por kjo zvarritje i ka sjellë shumë dëme edhe Shqipërisë edhe Aleatëve. Kjo ka qenë në fakt një periudhë lufte, ku fitimtarët diheshin. Por mendjelehtësia e mafies diletante shqiptare, e solli çështjen deri këtu.

Ore zoteinj! – do thonë historianët pas dhjetë vjetësh, – nuk e dinit ju qe në luftën midis Amerikës dhe Gjermanisë në një krah, dhe Rusisë në krahun tjetër, për Ballkanin, do të fitonin amerikano-gjermanët?

Injorantë. Nuk e besonin interesin perëndimor në Shqipëri, dhe humbën politikën për arsye infantile.

Kurse Rama jo. Ai, i shtruar, e puqi politikën në harmoni me Uashingtonin, dhe, si pasojë e naivitetit të kundërshtarëve të tij, i mundi keta perfundimisht me amerikanët dhe europiano-perëndimorët. Në fakt duhet thënë se ka luajtur saktë. E para, pa këtë lloj politike qeveria e tij do të mbetej në embargo, dhe atij nuk kishte çfarë t’i duhej të ishte një kryeministër i kërcënuar nga revolta popullore; dhe, e dyta, ka qenë i qartë që forca në betejën për Ballkanin Perëndimor, ishte, pa dyshim, nga Amerika dhe Gjermania.

Tani kundërshtari i tij kryesor, Berisha, ka “marre rrugen për Janinë”, bashkë me Arabaxhine… dhe me të gjithë taborin e tij të korrupsionit.

Kjo është tabloja e fundit e një betejë për ta varrosur apo për ta shpëtuar Shqipërinë. Por, për aleatët tanë amerikane, nuk ka qenë i vështirë shpëtimi i Shqipërisë në këtë vit. Viti 1919 dhe viti 1999, kanë qenë shumë më të vështirë për Uashingtonin në shpetim të Shqipërisë dhe shqiptarëve… Por, mos harroni se, edhe në këto vite, lufta politike e Amerikes për të shpëtuar Shqipërinë, me Rusinë ka qenë…

 

SHKARKO APP