Ngjela: Në venat politike të Berishës filloi të qarkullojë hapur gjaku antiamerikan
“Zoti Donald Lu! ende nuk e ke kuptuar që së pari është urrejtja kundrejt shqiptarëve, dhe, si pasojë e kësaj, vjen pastaj edhe qëndrimi antiamerikan i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Këta janë në fakt dy nga krerët e Lidhjes së Shenjtë kundër botës shqiptare në Ballkan”…
Nga Spartak Ngjela
Në venat politike të Sali Berishës filloi të qarkullojë hapur gjaku antiamerikan hoxhisto-punist.
Ishte e pritur: korrupsioni dhe abuzimi mbi popullin tënd, është në thelb antiamerikanizmi i çdo politike.
Dje, bashkë me Saliun, u rreshtua kundër ambasadorit amerikan, domethënë kunder Amerikës, edhe pinjolli i vogël i familjes Berisha, Lulzim Basha, të cilët, bashkë, i shpallën luftë Amerikës me një fishek.
Janë nën akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin që te dy, prandaj. Ata i thonë indirekt politikës amerikane: ose me interesin tonë, ose me interesin e shqiptarëve!
Kërkuan fillimisht garanci amerikane për të pranuar kushtet e Reformës shqiptaro-amerikane, por politika amerikane iu tha: “Garanci vetëm nëpërmjet ligjit”.
Ky është realisht thebi i luftes Berisha me një fishek, kundër Amerikes.
Por, në fakt, nukse jane kundërshtarë të Amerikës, se nuk e kanë dot atë fuqi edhe pse kanë shumë para të vjedhura; por janë kundërshtarë deri në ekstrem kunder shqiptarëve. I ka tmerruar vendosja e drejtësisë në Shqipëri, dhe sidomos, kalimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në antarësimin në Bashkimin Europian.
Ne fakt, hoxhizmi dhe haxhiqamilizmi kanë qenë e njejta rrymë. Prandaj, që të dy, janë arkaikë. Janë realisht vjetërsira dhe mbeturina historike orientale në Shqipëri.
Janë në faliment. Me mendimin antiperëndimor i janë drejtuar edhe Gjykates Kushtetuese kunder Reformës shqiptaro-amerikane. (!)
Pse, vërtetë mendojnë këta që, në antiamerikanizmin e tyre dhe kundër interesit shqiptar, do të rreshtohen edhe nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese?
Sot po duket qartë se këta batakçinj nuk janë korruptuar nga rasti, ata kanë menduar që, me orientalizimin korruptiv të shtetit shqiptar, shqiptarët kurrë të mos antarësohen në Bashkimi Europian
Zoti Donald Lu! ende nuk e ke kuptuar që së pari është urrejtja kundrejt shqiptarëve, dhe, si pasojë e kësaj, vjen pastaj edhe qëndrimi antiamerikan i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Këta janë në fakt dy nga krerët e Lidhjes së Shenjtë kundër botës shqiptare në Ballkan.
Zoti Ambasador! Merreni tërësisht në dore përçimin e Reformës shqiptaro-amerikane, se të gjitha të tjerat vinë dhe ecin paralel me ecjen e saj.