Njё Europё e lënduar duhet të tregojë veten
Zgjedhja e kryeqytetit tё Gjermanisё Berlini si destinacioni kryesor i vizitёs sё lamtumirёs tё Barack Obamёs nё Europё ishte mirёmenduar.
Kёto ishin ditё tranzicioni. Barack Obama ishte pёr herё tё fundit si president i SHBA-sё nё Europё. Me tё u takuan nё zyrёn e kancelarit nё Berlin kryetarёt e shteteve dhe qeverive tё vendeve kryesore europiano-perёndimore. Secili prej tyre i lёnduar apo i sfiduar nё llojin e vet.
Kryeministri i Spanjёs, Rajoy drejton njё qeveri, e cila nuk ka mё mazhorancёn e vet nё parlament dhe tolerohet. Kryeministri i Italisё Renzi ndodhet para njё referendumi, qё nё rastin mё tё keq mund ta detyrojё atё tё japё dorёheqjen. Theresa May deri nё fund tё marsit duhet tё paraqesё formalisht Brexit-in, presidenti i Francёs Hollande – mёse e diskutueshme nёse do tё rizgjidhet nё pranverё ose jo. Tani nё fund tё mandatit tё tij, ai nuk mund tё influencojё mё asgjё. Po mikpritёsja Merkel? Ajo ёshtё duke u pёrgatitur, nё mёnyrё qё partia e saj tё qeverisё edhe pas zgjedhjeve parlamentare 2017. Miku nga kontinenti tjetёr, Barack Obama, largohet pёr tё nisur jetёn pas politikёs.
E ardhmja e bashkёsisё transatlantike
Kush u shpreh nga pala europiane nё zyrёn e kancelares, Rajoy dhe May, pёrmendi nё bisedimet bilaterale me kancelaren Merkel ҁёshtjet e zakonshme: zhvillimi ekonomik nё Spanjё, ҁёshtjen e migracionit nё Europё, temёn e refugjatёve. Por mbi tё gjitha qendronte deklarata pёrfundimtare, e publikuar pak minuta pas largimit tё Obamёs, Shtёpia e Bardhё pёrmendi nё radhё tё parё: “Sfidat e pёrbashkёta pёr bashkёsinё transatlantike”. Sfidat – fjala kyҁ e kёtyre ditёve. Ishte edhe presidenti nё largim i SHBA-sё, qё ditё mё parё me zё tё lartё ngazёllehej pёr BE-nё dhe standardin e jetesёs nё Europё. Mbetet inkurajimi pёr ata, qё kanё frikё tё fishkёllejnё nё pyll. E po ashtu mbetet sinjali mes lamtumirёs dhe njё fillimi tё ri
, mes sё kaluarёs dhe sё ardhmes, melankolia dhe shumё pyetje tё hapura nё sfondin e ndryshimit tё qeverisjes nё Uashington.
Europa. Fakti qё asnjёri nga pёrfaqёsuesit kryesorё tё BE-sё – qoftё nga parlamenti, komisioni apo kёshilli – nuk merrte pjesё flet shumё. Martin Schulz, presidenti i Parlamentit Europian, ishte rastёsisht nё Berlin nё kuadёr tё koferencёs ekonomike tё njё gazete ditore. Por ai nuk luajti asnjё rol. Kjo e premte tregon nё radhё tё parё, se ҁfarё domethёnieje ka Berlini dhe politika gjermane nё BE. Tani Gjermania duhet tё ofrojё rol drejtues nё njё vit plot zhvillime interesante, pa pasur pretendimin tё drejtojё. Edhe kjo po duket qartё kёto ditё nёntori.
Ҫёshtjet thelbёsore tё zgjidhen bashkarisht
Go West. Avioni i Obamёs, Air Force One, u largua drejt Perёndimit nga aeroporti Berlin-Tegel. Kёtё tё premte nё tryezё nё kancelari biseduan pesё kryetarё shtetesh dhe qeverish nga Europa Perёndimore me presidentin nё largim tё demokracisё mё tё rёndёsishme perёndimore, SHBA-sё. E megjithatё – qoftё skandali NSA-sё apo grindja pёr TTIP – ҁfarёdo qё kanё sjellё vitet e kaluara: ҁёshtja e marrёdhёnieve transatlantike do tё mbetet fondamentalisht e rёndёsishme. Edhe sepse nё tryezё janё ende temat e vjetra, qё askush nuk mund t’i zgjidhё vetёm: lufta kundёr terrorit islamist, gjendja e tmerrshme nё Siri, tensionet e vazhdueshme nё Ukrainё, e po ashtu Rusia dhe Putini.
Berlin, ky nuk ishte njё samit nё kuptimin e mirёfilltё. Por kёto ishin ditё tranzicioni. E ato pasohen nga sfida tё mёdha. Muajt deri nё zgjedhjet parlamentare nё Gjermani nuk do tё vendosin vetёm pёr rrugёn e vendeve tё veҁanta. Jo, Europa ndodhet para njё viti vendimtar. Politikanёt europianё duhet tё luftojnё mё me vendosmёri pёr njё rrugё tё pёrbashkёt. Sepse Europa ёshtё nё rrezik madje edhe mё shumё: tradita e vlerave perёndimore rrezikohet. Pikёrisht pёr kёtё bёhet fjalё pas kёtij takimi nё Berlin.