Një analogji shqiptare për humbjen e Matteo Renzi-t

Në referendumin e inicuar nga kryeministri italian, Matteo Renzi, vetëm 41% votuan pro propozimit të tij për ta ndryshuar sistemin elektoral, në mënyrë të tillë që partia që merr më shumë vota të ketë mundësinë të qeverisë e vetme ose në koalicion me ndonjë parti të vogël. Kundër këtij propozimi bënë fushatë parti të djathta, të ekstremit të majtë, të ekstremit të djathtë dhe anarkistët e 5 yjeve.

Një analogji e afërt shqiptare me këtë situatë do të ishte sikur Edi Rama të inicionte një referendum për ndryshimin e sistemit zgjedhor, në mënyrë të tillë që partia që merr më shumë vota të ketë mundësinë të qeverisë e vetme ose në koalicion me ndonjë parti të vogël, dhe kundër këtij propozimi të bënin fushatë Berisha, Meta, Gjinushi, Idrizi, Duka, Blushi, Bojaxhiu, Mediu etj. Ndërsa përkrah Ramës të ishte vetëm Paskal Milo e Petro Koçi…

(Shenim: Ne zgjedhjet e 2013-es, PS-ja mori 41% te votave ne rang kombetar).

Respublica.al

SHKARKO APP