Një demaskim tjetër shkatërrues i veprimtarisë tradhtare të Zografit Bis, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit!

Nga Sali Berisha

Një demaskim tjetër shkatërrues i veprimtarisë tradhtare të Zografit Bis, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit!

Te dashur miq, pas diskretitimit te plote ne Samitin e Berlinit si tregtare te tokave te Kosoves dhe flamurtare te Serbise se Madhe, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq jane damkosur tashme jo vetem nga mbare kombi shqiptar por dhe miqte e huaj te shqiptareve ne mbare boten si tradhtare. Pikerisht keto qendrime, marreveshjet e tyre te fshehta te ndarjea dhe copetimit te Kosoves, personaliteti i shquar amerikan, diplomati, akademiku, politologu i njohur dhe njeri nga njohesit me te mire te Ballkanit ne SHBA, David Philips deklaron ne nje editorial te rendesishem te publikuar keto dite se bisedimet sekrete me Beogradin per Kosoven, coptimin e saj te Miladinit shqipfoles, Zografit Bis dhe Baton Stanishiqit jane nje akt tradhetie ndaj popullit te Kosoves.

Njohes i shkelqyer i Kosoves dhe mik i çmuar i popullit te Kosoves dhe kombit shqiptar ne teresi, Philips argumenton ne menyre te hollesishme dhe te pakundershtueshme pasojat katastrofale te bisedimeve te fshehta te Miladinit shqipfoles, Zografit Bis dhe Baton Stanishqit!

Ketu me poshte keni artikullin e David Philips te publikuar ne Ballkan Insight me titull:

“Bisedimet sekrete janë tradhti për popullin e Kosovës”! sb

Nga David L. Phillips

Nëse presidentët e Kosovës dhe Serbisë arrijnë një marrëveshje të fshehtë për të normalizuar marrëdhëniet përmes shkëmbimit të territoreve, kjo do të polarizonte më tej politikën e Kosovës, do të rriste ndasitë sociale, do të armiqësonte aleatët ndërkombëtarë e do të shkaktonte trazira ndëretnike.
Bisedimet kërkojnë kujdes, larg syrit të publikut.

Megjithatë, nevoja për kujdes duhet të jetë e balancuar me përfshirjen në mënyrë që palët të investojnë për rezultatin dhe të bindin zgjedhësit e tyre për të përkrahur rezultatet e negociatave.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar pa dyerve të mbyllura për të diskutuar normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve.

Thaçi ka ngritur idenë polemizuese të ‘korrigjimit të kufijve’. Përveç Federica Mogherinit, shefja e politikës së jashtme të BE, askush nuk e di se çfarë diskutuan Thaçi e Vuçiç. Edhe anëtarë të delegacionit të Kosovës nuk kanë dijeni.
Nuk është e lehtë të mbash sekrete, sidomos për çështje të një rëndësie të tillë kombëtare. Thuhet se Thaçi e Vuçiç planifikojnë të njoftojnë një marrëveshje për shkëmbim territoresh para takimit të ardhshëm, më 1 korrik.

Sipas një personaliteti të njohur kosovar, pikat e marrëveshjes janë këto:
Serbia bie dakord të njoh Kosovën.
Kosova do t’i japë Serbisë Mitrovicën e Veriut dhe katër bashki veriore.
Kosova do të marrë katër deri në shtatë fshatra në Luginën e Preshevës, aktualisht pjesë e Serbisë. Këto fshatra nuk mund të formojnë një territor kufitar me Kosovën.

Liqeni Gazivoda, i cili është thelbësor për furnizimin e Kosovës me ujë dhe energji, do të kthehet në territor i mbikqyrur nga një organizatë ndërkombëtare, për shembull NATO.

Një Shoqatë e Komuniteteve të Pakicave Serbe do të formohet në pjesë të tjera të Kosovës ku banojnë serbë. Ajo do të jetë përgjegjëse për planifikimin urban dhe rural.
Marrëveshja nuk përmend minierat e Trepçës, të cilat zënë territore të të dyja vendeve. (Mosadresimi i statusit të Trepçës ngre pyetjen: Kush përfiton?).
Shkëmbimet territoriale kanë precedentë. Më 1947, Serbia transferoi shtatë fshatra të qarkut të Gjilanit në Luginën e Preshevës: Stanec, Maxherë, Peqenë, Ranatoc, Depcë, Caravajkë dhe Sefer.
Fshtra të tjera u transferuan në Bujanovc: Dobrosin e Konçul, si dhe fshatrat malorë Bujanovc, Pribovac e Zarbincë. Këto 11 fshatra kanë një sipërfaqe totale rreth 85 kilometra katror.

Më 1959, 45 rezidenca të rajonit Raska u transferuan në Kosovë. Edhe një pjesë e Leshakut dhe Zubin Potokut iu bashkuan Kosovës. Vendimi mbi këto ndryshime territoriale u mor vetëm nga Beogradi. Në atë kohë, statusi politik i Kosovës ishte i rajon autonom brenda Serbisë.
Marrëveshja Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh është ide e keqe për disa arsye.

Vuçiç nuk i ka votat në parlament për të amenduar Kushtetutën e Serbisë e për të ratifikuar marrëveshjen. Njohja e Kosovës nga Serbia është në qendër të marrëveshjes.

Marrëveshje nuk i adresohet anëtarësimit të Kosovës në BE dhe OKB. Dëshira e mirë është një bast i papranueshëm.
Implementimi i marrëveshjes do të institucionalizonte pastabilitetin, duke izoluar fshatrat shqiptarë në Preshevë e në veri të Kosovës, duke krijuar në këtë mënyrë geto të ngjashme me Rripin e Gazës.

Shoqata e Komuniteteve të Pakicave Serbe për serbët në jug të Kosovës do të shkaktonte trazira dhe do të ushqente kërkesën e tyre për largim nga vendi.
Politika e Kosovës do të polarizohej edhe më tepër nëse delegacionit negociues kosovar i mbahen të fshehta detaje nga marrëveshja.

Parlamenti i Kosovës do të debatojë nxehtësisht për marrëveshjen me shoqërinë të përçarë thellë. Përçarjet sociale do të përkeqësohen dhe do të shfaqet dhunë ndëretnike.
Edhe Bosnja mund të përjetojë rikthimin e dhunëse nëse Republika Srpska kërkon të bashkohet me Serbinë.

Marrëveshja është e keqe edhe për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës. Mbajtja e fshehtë nga kancelarja Angela Merkel do të armiqësojë lideren gjermane e cila ka qenë e palëkundur për integritetin territorial të Kosovës. Arritja e një marrëveshjeje pas shpinës së saj do të minojë përkrahjen gjermane për liberalizim vizash, lidhje ekonomike dhe përparësi të tjera për Kosovën.

Pozicioni i Washingtonit është i diskutueshëm. Zyrtarë amerikanë kanë lënë të kuptohet se do të pranojnë një marrëveshje që mund të arrijnë palët. Ky qëndrim është një tkurrje e lidershipit të SHBA në një vend ku pikëpamjet e Amerikës kanë vërtet rëndësi.
Çdo marrëveshje midis Kosovës e Serbisë pa miratimin e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara do të dështojë. Gjermania dhe SHBA janë thelbësore për integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Duke ecur përpara, bisedimet duhet:
Të përfshijnë anëtarët e delegacionit të Kosovës dhe të informojnë liderët e opozitës. Boll më me takime pas dyerve të mbyllura mes Thaçit e Vuçiç.
Të bëjnë kërkesa të qarta për ratifikim nga parlamenti dhe një referendum popullor. Pranimi nga shoqëria e Kosovës është kritik për implementimin.
Të kërkojë pjesëmarrjen e zyrtarëve të SHBA në të gjitha takimit. Të mos ketë ekskluzivitet për zyrtarët e BE.

Ka një alternativë për copëtimin: ndërtimi i shtetit dhe krijimi i një shoqërie të përbashkët në të cilën interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë të mbrohen e promovohen. Në vend të fokusimit në detajet e korrigjimit të kufijve, Thaçi dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të shohin larg në të ardhmen dhe të këmbëngulin në njohjen pa kushte nga Serbia.

Çdo gjë tjetër e bën Thaçin bashkëpunëtor në trathti dhe të nëpërkëmbur nga Beogradi.

Shkruar nga David L. Phillips për Balkaninsight.com

SHKARKO APP