Një dhuratë për Her Borchardt…
Nga Ylli Dylgjeri –
Pas qëndrimeve prej mantenute të Shefit të OSBE-së në Tiranë Borchardt, u kujdesa ti bëj një dhuratë. Dhe e gjeta me mundim, një send që do ti përshtatet. Ja, një skafandër po i dhuroj, pavarsisht kokës së madhe që ka ky autoritet mëndjevogël, që po “drejton” misionin prestigjioz të Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian.
Meqënëse bashkëpunimi i këtij kllouni politik është thellësisht i njëanshëm, (kujtoj këtu dhe një dalje të hershme nga zyra e Ministrit të Brendshëm Tahiri ku nuk mugoi servilizmi) po i dhuroj këtë send mbrojtës për të marrë pjesë në protestat e rradhës të Opozitës në bulevardin Deshmorët e Kombit.Po ja dhuroj për të parë nga afër publikun e revoltuar nga qeverisja e mbrapshtë e Edi Ramës.
I them njëkohësisht: Mos kij frikë nga dalja në publik! Nuk është hera e parë që një Shef i OSBE del të shohë nga afër protestat. Më mirë dil, se edhe po tu dogjën leshrat e verdha nga fishekzjarët, shpërblim do marrësh nga Vjena.
I pari Juaj, që ka dalë në bulevard ka qënë Dan Everts. Ishin vitet ’90 dhe Komandant i Gardës së Republikës ishte i nderuari Dane Binaj.
Kujtoj që edhe asokohe kam shkruar një artikull me Titullin: “Dy Danet e bllokut”. Danja i OSBE-së u bë aq i afërt me ushtarët sa më shpejt zbatoheshin urdhërat e Dan Everts-it se ato të Komandant Dane Bines…!
Por ngjarjet thonë se kur përsëriten në histori bëhet komedi për herë të dytë.
Mere e ta gëzosh skafandrën o Her Borchardt!
Te sheshi na ke…