Një hile e vogël në përkthimin e ligjit mbi Vetingun, nga “besnikët” e Reformës në Drejtësi
Dëshira që dhe ndërkombëtarët të jenë sa më mirë të informuar mbi ligjin nr.84/2016 e nxiti me të drejtë EURALIUS-in tëpërkthejë nga shqipja në anglisht këtë ligj.
Ky përkthim do të përbënte dhe dritaren e vetme ku të huajt si në diplomaci ashtu edhe në gjykatat ndërkombëtare do njiheshin me këtë ligj unik të pashoq në asnjë vend tjetër. Këtij versioni nëpërkthim do i referohen të gjithë organizmat e huaja teksa ndonjë shqiptar “antireformator” mund të ankohej .
Pa analizuar aspak cilësinë e përkthimit në tërësi , do ndalojmëtek neni 61 paragrafi 3 i këtij ligji, neni më i rëndësishëm ku bazohet shkarkimi i prokurorëve e gjyqtarëtve.
Versioni shqip i këtij paragrafi është kështu:
Neni 61 Shkarkimi nga detyra
Shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit jepet si masë disiplinore në këto raste:
1. Kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.
2. Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.
3. Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë, sipas parashikimeve të neneve 39 dhe 33 të këtij ligji.
4. Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.
5. Në rast se nga vlerësimi tërësor, në kuptim të nenit 4, pika 2, të këtij ligji, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit.
Pra shihet qartë në paragrafin e tretë që lidhza “DHE” në interpretim gjuhësor të ligjit kërkon që magjistrati të ketë pamjaftueshmëri në dy kritere në Pasuri dhe në Kontrollin e figurës. Interpretimi gjuhësor, për rrjedhojë dhe interpreti ligjor, kërkon domosdoshmërisht të mos plotësohen këto dy kritere së bashku që magjistrati të shkarkohet.
Por.. cuditërisht përkthimi lidhzën “dhe” e ka zëvëndësuar me lidhzën “ose”.
3) If the assessee lacked full disclosure during the asset assessment or background assessment under Article 39 and 33 and of this laë;
Në këtë formë të përkthyer kuptimi i ekzistencës së dy kritereve të mangëta bie. Lidhza “Ose” në këtë kuptim kërkon vetëm njënga kriteret të mos jetë mjaftueshëm korrekt dhe kështu magjistrati sipas përkthimit shkarkohet. Me këtë lloj përkthimi dhe me këtë “Hile” të vockël të gjithë të huajt përfshi dhe Gjykatën e Strasburgut, i japin të drejtë besnikëve të reformës . Të gjithë magjistratët e shkarkuar për mangësi në një kriter , nëanglisht janë më faj.. në shqip janë shkarkuar kot.
Në versionin shqip duhet që interpretimi ligjor të përfshijë dy kritere figurën e pasurinë.. por në versionin anglisht mjafton dhe një prej tyre dhe shkarkohesh. A thua 140 parlamentarët e asaj kohe shkruanin shqip e mendonin anglisht???!!!!.
Të gjithë shqiptarët e kanë kujtuar me nostalgji abetaren dhe gabimet drejtshkrimore ku të cojnë. Ishte pikërisht Besniku i Abetares sonë të cilit i këndohet vjersha.. për një gërmë që ti se vë fjala MIK bëhet IK.
Po “Besnikëve” të reformës në drejtësi cfarë ti këndojmë me këtë përkthim ? Për një “dhe “ që ti se ve… “Hileja” e përkthimit mesa duket nuk është aq elementare sa abetarja e nxënësve të fillores. Në fund të fundit 1+1 në cdo gjuhë bëjnë 2.