Një Konte Montekristo pa arsye …
Dikush tjetër me të drejte me tha; ne çdo ndërmarrje të përbashkët do hysh me aksionet e tua, sa me të larta ti kesh aq më mirë. Kjo liste jo vetëm që e lë Ramën King, i shton dhe një Maker.
Nga Andi Bejtja
Teksa shikoj listen e deputeteve të PD-së që do përballen në 25 qershor, me vjen vetvetiu në mendje viti 2005 kur ish- lideri i PD Berisha u kujdes të bënte një listë sa më gjithëpërfshirëse.
Madje shkoi aq larg sa përfshiu në lista dhe të ashtuquajturit armiq të tij, deri dhe ata që kishin hipur në tanke në 97. Ishte një liste fitoreje.
Sot kemi një listë ku është e pamundur të dallohen kriteret, ku shikohet që lëviz dora hakmarrëse e një Konti Montemontekristoje, e një Konti që hakmerret pa arsye, sepse askush nuk i ka bërë asgjë në të kaluarën, as e ka futur në burg as i ka marrë të dashurën.
Boh, e pakuptueshme po kjo nuk është një listë fitoreje… Dikush më tha sot në mëngjes se lista është bëre duke patur parasysh se po bëhet gati të jetë pas zgjedhjeve në një ndërmarrje të përbashkët me liderin e PS.
Dikush tjetër me të drejte me tha; ne çdo ndërmarrje të përbashkët do hysh me aksionet e tua, sa me të larta ti kesh aq më mirë. Kjo liste jo vetëm që e lë Ramën King, i shton dhe një Maker.
Sot ai eshte dhe King dhe King-Maker. Demokratë mos kujtoni se Big Mak-un do e hani përgjysem edhe pse mund të uleni në një tavolinë.