Një lojë me dekriminalizim
Nga dhjetori i vjetshëm kur lindi marrëveshja mes partive të përfaqësuara në parlament, tek qershori i sivjetshëm që marrëveshja vdiq, dekriminalizimi si proces ka qenë karamelja e preferuar: të gjithë e kanë mbajtur në gojë. Sepse ishte nga ato karamelet pa sheqer dhe pa asnjë kalori që afrojnë vetëm engledisje dhe asnjë efekt tjetër anësor.
Gjithkush mund të fliste në teori dhe në parim sepse praktikisht asgjë nuk ndryshonte. Tani, në prag të nisjes zyrtare të fushatës së zgjedhjeve, kur nuk ka asnjë mundësi tjetër për të larguar kandidatë të mundshëm të inkriminuar, të dy partitë kryesore në garë, PS e PD afrojnë dhe një spektakël të rradhës: kërkesa e tyre në prokurori për verifikim të figurës së kandidatëve që garojnë, përfshin pothuaj tërësisht listën e tyre. Gra e burra. Një tjetër provë kjo që vërteton se kalimi i gardhit të partive të elementëve me të shkuar kriminale është e pamundur të mbyllet me ligj sa kohë që me vullnet politik lihet aty-këtu ndonjë vrimë për të kaluar përtej.
Javanews.al