Një nga puntatat e radhës në ERTV- “Rama dhe përmbytjet”

Nga Jonida Halili

Ndonëse kemi hyrë në dy javët e fundit të muajit mars, Shqipëria vazhdon të jetë e mbërthyer nga moti i keq. Janë raportuar përmbytje në disa qarqe, dëme të shumta materiale, por qeveria rri në Tiranë. Përmbytjet ndodhin në çdo vend të botës, e ky nuk është mëkat. Por me ndryshim se jashtë Shqipërisë situatat emergjente i kthehen normalitetit brenda 2-3 ditëve dhe qytetarët marrin dëmshpërblimin e merituar në një kohë shumë të shkurtër.

E mbani mend çfarë deklaroi kryeministri në muajin dhjetor të vitit 2017? Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave që u transmetua direkt në kanalin ERTV, Rama me pak fjalë deklaroi se ky është viti i fundit që shteti do kompesojë dëmet e përmbytjeve, pasi me hartimin e një nisme të re ligjore për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve këto dëme do përballohen nga vetë qytetarët. Sikur e parandjeu kryeministri se prapë do kishte përmbytje sepse investimet nuk janë bërë në bujqësi sipas rregullit e ligjit. Ndaj donte Rama t’ia linte pagesës së familjarëve dhe kompanive siguruese.

Qeveria doli me bilancin “triumfues” duke thënë se ne kemi shpëtuar 1500 persona, me kamion, varka dhe helikopter. Plot 6400 burra të shtetit në gadishmëri për të ndërhyrë. U panë skena prekëse me politikanët kryesorë të vendit të përqafuar me qytetarët. Një imazh i rindërtuar me kujdes i një vendi solidar që lufton kundër fatkeqësive të motit, e krenar dhe i kënaqur se ka zvogëluar humbjet falë investimeve dhe politikave të viteve të shkuara.

Kjo pjesa e fasadës.

Kush nuk e mban mend videon me një grup militantësh besnikë që përqafonin dhe puthin duart e kryeministrit duke e falenderuar që ju kishte ardhur pranë në këtë  “ngjarje të përmasave të jashtëzakonshme”. Pra, në atë kohë u dha mesazhi në të gjitha mediat se qeveria ka përmirësuar shumë aftësinë për të reaguar kundër përmbytjeve, por se mori vesh askush se çfarë ishte bërë konkretisht për të arritur këtë përmirësim.

Po sot, teksa kanë kaluar 3 muaj dhe situata është rënduar dita-ditës, ku është qeveria dhe shfaqjet e heronjve? Ç’pret akoma për të shpallur gjendjen e jashtezakonshme?! Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Rama. Ai gjendet në Bruksel, por qeveria duhej të ishte në punë dhe në përballimin e situatës në qarkun e Shkodrës.

Në Vlorë kur kishte probleme me ujin, krejt shteti u derdh atje, ditë-natë. Po në Shkodër? Apo janë jo votues të PS! (Marrë nga www.folshqip.al)

SHKARKO APP