Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një plan i ri për Brexit krijon kanione të reja kaosi

Forum E mërkurë, 18 Gusht 2021 00:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dhe më e keqja nuk ka ardhur ende

The Economist

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Para 8 minutash
Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-st...

Para 2 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

24 Tetor 2026, 09:28

Një qeveri vërtet e ndjeshme do ta kishte patur një plan se si të largohej nga Bashkimi Europian, përpara se të kërkonte një referendum për të vendosur nëse do e bënte diçka të tillë. Një qeveri e shëndoshë do të kishte shpikur një strategji përpara se të aktivizonte negociatat e largimit. Britani, si për kontrast, e njoftoi planin e saj të largimit më 6 korrik, kur tre të katërtat e kohës që ka për të biseduar me Brukselin është harxhuar. Madje llogaritjet e shumë vonuara me realitetin e çoi qeverinë drejt rrëzimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dy ministra të kabinetit dhe dy nënkryetarë të Partisë Konservative kanë dhënë dorëheqjen; ministri i jashtëm, Boris Johnson, thanë letrën e tij të dorëheqjes se ëndrra Brexit ‘po vdes’. Ata që po braktisin anijen janë të tërbuar për faktin se Theresa May ka hequr dorë nga një ndarje e ashpër me BE për një marrëveshje më të butë, duke ruajtur shumë lidhje ekonomike dhe ligjore. Tani për tani, kryeministrja duket e papërmbytshme siç tentojnë të jenë objektet prej druri. Por lëvizja e saj e vonuar drejt një Brexiti realistic sapo ka filluar. Teksa e vërteta zhytet, më shumë trazira priten të ndodhin. Detyra për Znj. May dhe për BE është që projekti Brexit të mos kthehet në anarki.

Burrat që kanë braktisur anijen

Plani i Znj. May shënon një kthesë decizive. Qasja e saj më përpara konsistonte kryesisht në përjashtimin në ndarjen e plotë të gjërave: jo më anëtarësi në një treg të vetëm, nuk do të kishte më lëvizje të lirë të krahut të punës, nuk do të kishte më bindje ndaj vendimeve të gjykatësve të huaj. Tani ajo ka thënë se çfarë kërkon. Ajo propozon që Britania të qëndrojë në tregun e përbashkët të të mirave dhe në një sistem të dështuar të njohjes së përbashkët të shërbimeve. Në këmbim ajo premton të mos ndërpresë standardet e BE për mjedisin, politikat sociale apo asistencën shtetërore. Ajo propozon një mekanizëm rezolute të diskutueshme që nënkupton një rol për Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Dhe ajo sugjeron që Britania të qëndrojë në një bashkim doganor me BE, derisa një sistem i ri taksash doganore të përgatitet ( që mundet fare mirë të nënkuptojë përgjithmonë).

Ky është plani më realist deri më tani i Znj. May dhe prapëseprapë liderët Europiane do të kërkojnë që ajo të shkojë më larg. Ata thonë se ajo akoma nuk e ka bërë të qartë, se si Britania planifikon të shmangë një kufi të vështirë si ai me Irlandën, diçka për të cilën ata insistojnë që të zgjidhet përpara se çdo marrëveshje tjetër të firmoset. Britanisë ka gjasa t’i thuhet që nëse do të përfitojë nga tregu i përbashkët i të mirave, duhet të kërkojë në anëtarësi në të gjitha aspektet e tregut-që do të thotë të rishikohen edhe rregullat e tjerë, duke përfshirë lëvizjen e lirë të krahut të punës. BE, gjithashtu, ka gjasa të kërkojë në vazhdim pagesa në buxhetin e saj.

Kjo do të na çojë drejt një Brexit që nuk do të kënaqë pothuajse asnjë. Brexitersat e vijës së ashpër që tani ndihen të tradhtuar. Këtë javë z.Johnson u ankua se Britania do të ishte subjekt i ligjeve të BE pa e ditur se si do të ishin ato ligje dhe se bindja ndaj atyre rregullave do e bënte më të vështirë për të bërë marrëveshje shkëmbimi me vende të tjera. Kjo  është e vërtetë dhe duke i shtuar pagesat për buxhetin dhe lëvizjen e lirë me siguri do të shkaktojë dorëheqjen e kabineteve të tjerë dhe rebelimin e deputetëve të thjeshtë.

Ata që duan të qëndrojnë zor se janë të ngazëllyer. Shumë, duke përfshirë këtë revistë, e shohin të përfundojë në një situatë të ngjashme me Norvegjinë, e lidhur me BE, por me pak të dhëna se si funksionon në të vërtetë, ky mund të jetë Brexiti më i mirë i mundshëm-dhe sigurisht më pak i dëmshëm se sa një largim i ashpër, që do të shkaktonte pasoja të rënda prosperitetit të vendit. Por një largim i butë nga BE është qartazi më i keq, se sa situata në të cilën ndodhet Britania sot si një anëtare e BE që do të theksonte më qartë  marrëzinë e largimit.

Si rezultat, Znj.May mund të përpiqet që të gjejë një marrëveshje nëpërmjet parlamentit, edhe pse shumica e deputetëve janë në favor të një Brexiti të butë. Megjithëse Brexitersat pragmatistë dhe ata që duan të qëndrojnë mund ta mbështesin, pjesa e vijës së ashpër mund të tundohen ose të kërkojnë një marrëveshje më të vështirë, ose ta ndalojnë plotësisht Brexitin. Detyra e saj do të vështirësohet më shumë nga laburistët nën drejtimin e Jeremy Corbyn, i cili akoma nuk e prodhuar planin e tij koherent vetjak. Ka gjasa të vendoset partia përpara vendit duke votuar kundër çfarëdo lloj marrëveshjeje Znj. May të paraqesë, me shpresa se do ta rrëzojnë qeverinë. Kjo do të thotë që edhe një rebelim i vogël nga politikanët e vijës së ashpër mund të mjaftojë për ta rrëzuar planin.

Ku e çojnë  këto ngjarje Britaninë? Mos prisni të merrni përgjigje nga  Brexitersat. Megjithëse ata ankohen se populli është tradhtuar, ata akoma nuk e kanë shpjeguar se si Britania mund të këpusë të gjitha lidhjet me BE, ndërkohë duke ruajtur lidhjet tregtare, të cilat janë prej kohësh tregu më i madh i Britanisë. Z.Johnson as që nuk e përmendi Irlandën në letrën e dorëheqjes kësaj jave. Duket sikur Brexitersat kanë kaluar aq shumë vite duke sulmuar BE saqë janë të shastisur nga ideja për të patur një plan funksional. Ndërkohë që Znj.May në fund po përballet me shkëmbimet tregtare të dhimbshme  që Brexit ka kërkuar gjithmonë, ata të cilët e dënuan planin e saj këtë javë, preferojnë të kënaqin fantazitë e tyre.

BE mund të vijë në ndihmë dhe ka arsye të forta për ta bërë.  Ka hezituar t’i japë Britanisë një marrëveshje me fjalë, nga frika se anëtarët e tij të mbetur do të kërkojnë një trajtim special gjithashtu. Kjo është arsyeja për të cilën Eurokratët solemnisht betohen që asgjë nuk duhet ta vërë nën rrezik tregun e përbashkët të të mirave.

Por nëse negociatat për Brexit dështojnë dhe Britania largohet pa asnjë lloj marrëveshjeje, do të shkaktonte dëme të rënda përgjatë Europës dhe përtej. Dhe në disa zona të BE ka iniciativë për të ofruar koncesione. Më e theksuara për këto prirje është siguria, ky pozicionimi i vijës së ashpër është vetë-shkatërrues. Britania është një nga dy vendet europiane me fuqinë më të madhe ushtarake dhe inteligjente. Duke e limituar rolin e saj në projekte si Galileo për sistemin e vendodhjes gjeografike, në një kohë kur Amerika po heziton mbi angazhimet e saj në NATO dhe Rusia po nxjerr telashe, rrezikon të gjithë evropianët. Rregullat e lakueshëm siç është lëvizja e lirë janë më të vështirë. Por, BE mund t’i japë Znj.May mbulimin që asaj i nevojitet për t’ia ‘shitur’ parlamentit marrëveshjen. Nëse ajo do ta zëvendësojë lëvizjen e lirë me një “mobilitet pune” është pak a shumë e njëjta gjë, lëreni ta bëjë. Nëse ajo do një treg të përbashkët për mallrat, por jo për shërbimet, çfarë problem ka?

Hidhini asaj një jelek shpëtimi

Po nëse Znj. May nuk mund të fitojë votat për planin Brexit? BE do t’i duhet të përgatitet t’i sigurojë Britanisë, më shumë kohë, për të shmangur largimin e saj pa asnjë marrëveshje. Për të thyer ngërçin parlamentar, Znj.May mund t’i duhet t’i drejtohet sërish popullit, ose sërish me zgjedhje të reja ose mbase edhe një referendum të dytë, duke vendosur një plan konkret për Brexit, në vend të një paqartësie dhe premtimeve të papajtueshme që u vendosën para votuesve herën e fundit.

Fakti që Britania më në fund ka marrë rrugën e një Brexiti të butë, është i mirëpritur. Të arrijnë deri aty do të jetë në të vërtetë një hap shumë i vështirë .

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 8 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 14 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.