Një prokuror që i përulemi përjetësisht

Nga Bejdo Malo –
Shkëlqim Hajdarin kam 28 vjet që e njoh. E kam njohur shumë të ri. Unë si gazetar i kronikës së zezë dhe ai si prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Një djalë shumë energjik, nga zona më e embël e Tiranës, aty ku kanë rrënjët Taulantët, ky prokuror ishte më i veçanti nga brezi i prokurorëve që solli shumë risi dhe frymë të re në drejtësinë e post diktatuës. Me një buzëqeshje të përjetshme në buzë, i sinqertë, i drrjtpërdrejtë, i thotë gjerat toç, kurajoz, autoritar dhe shumë i kujdeshëm. Prokurori Shkëlqim Hajdari padyshim ishte dallandyshja e parë që solli ndryshimet e thella në mentalitetin e drejtësisë. I hapur me gazetarët, duke thënë atë që duhej që ishte në shërbim të publikut që sherbente për parandalimin e krimeve ai të jepte informacion shumë të dobishëm. Kur e ndiqje në sallën e gjyqit këtë prokuror, ai vinte shumë i pregatitur , i analizonte thellë provat, respektonte çfo të drejtë te palëve në seancën gjyqësore. Ai hartonte akuzën më të detajuar dhe më korrekte. Jepte pretenca shumë të sakta. Nuk rendonte askënd. Përkundrazi ai të jepte hakun. E trajtonte të pandehurin si objekt dhe subjekt. Raportet me ligjin i kishte shumë të shëndetshme. Kshtu kalonin vitet e ai bëhej gjithmonë e më i kompletuar një prokuror pendimor. Karjera e tij ishte plotësisht e mbeshtetur në punën e tij në përvojën e tij të gjatë dhe shumë produktive, në marrëdheniet shumë të mira me kolegët dhe më të gjithë miqtë. Ky njeri me një familje të mrekullueshme u bë etalioni drejtësisë korrektësisë punës orë e pa orë. I papërtuar shume elastik dhe egzigjent ai ishte një njohës i thellë i kodeve, i ligjeve, i kushtetutës dhe të drejtës romake dhe asaj anglo-saksone. Shkëlqim Hajdari i ngjti shkallët e karjerës bindshëm butë butë brenda logjikës dhe me kotrektësi. Por përballë tij ishte një makineri shumë e ndryshkur që nuk funlsionnte lehtë. Asaj i kish ikur koha. Sidomos kur në krye të prokurorisë erdhi Adriatik Llalla , i cili vërtet ishte një pengesë për reformat. Por karakteri i Shkëlqimit nuk mund të pajtohej me mekanizmin e sëmurë me të cilin funksiononte prokuroria. Shkëlqimi e ngrti zërin me qindra herë. Foli denoncoi u përball me këtë mur ndryshku dhe vjetërsirash. Ky mur u rrëzua por jo në kohën e duhur. Por ajo që mbajmë mënd ne gazetarët është se Shkëlqim Hajdari e bëri punën e tij. Ai e paralajmëroi dhe denoncoi kalbëzimin e drejtësisë shqiptare. Ai tha se s’ mund të ecet kështu. Ai konfirmoi se shumë shpejt drejtësia ka nevojë për reformë të thellë. Ai ishte i pari i vetë sakrifikuar për të ndodhur reforma sepse korrupsioni ishte galopant. Si kuptonte idetë e tij askush. Ai ishte brenda mekanizmit dhe e dinte se çfar ndodhte. Ai denoncoi duke thënë, mjaft më. Nuk ecet më kështu gjerat duhet te ndryshojnë. Dhe fjalët e tij u vërtetuan. Ato që tha prokuror Shkëlqim Hajdari të gjitha po vërtetohen nga dita në ditë. Ato janë realiteti i asaj që po ndodh në drejtësi. Ai është një kapital i çmuar i drejtësisë shqiptare. Edhe sot ai drejton një instutucion shumë prestigjoz. E ka bërë bashkëkohor pendimor me fjalën e fundit të shkencës elektonike që funksionon si instutucion në mënyrë perfekte. Ai është një iterpret i mrekullueshëm në emisionet televizive. Analizon thellë s ka frikë nga debati sjell ide të reja. Ai tani është në moshën më vitale njerëzore. Plot energji për të bërë punë shumë të mira. Ai ska humbur asnjë mik përkundrazi ai fiton miq e dashamirës çdo ditë pasi i tillë është Shkëlqim Hajdari. Nektari Tiranës, nektari i drejtësisë dhe nektari miqësisë. Ai është një sportdashës i madh i Tiranës, një mik i çmuar i këtij ekipi futbolli emblematik. Por i ndjeshëm për çdo ngjarje sportive. I ndjeshëm për çdo ndodhi të jetës politike ekonomike dhe përparim të këtij vendi. Jep mendimin e tij të çmuar. Veç një mijë fijeve të miqësisë me të më lidh dhe një mik i çmuar i përbashkët. Bamir Topi ajka e qytetarisë tiranase.

SHKARKO APP