Një pyetje për gjithë torollakët e PD-së
Nga Erjon Braçe
Prej drekes, degjoj cdo 30 minuta ne cdo ekran ish- ministrin e Brendshem me rekordet me te renda si "suksese", deri vrasjen e 4 protestuesve mu aty ku as fashizmi nuk kish vrare.
Thote se ne raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit jane treguar arritjet e qeverise se PD ne luften kunder droges!!
Une i kam perpara dhe po u tregoj numrat qe shkruhen ne ato raporte:
Raporti i vitit 2013, që i referohet vitit 2012, ku sipas të dhënave të paraqitura në raport thuhet se:
Janë kapur në total 21,2 metrik ton kanabis; kjo shifër është sa dyfishi i një viti më parë, viti 2011 (referuar kesaj te dhene, i bie qe ne vitin 2011 sasia e kanabisit te kapur të ketë qenë diku te 11 ton), janë kapur 87,7 kilogram heroinë dhe 4,6 kokainë.
Në vitin 2013, referuar Raportit te publikuar ne vitin 2014, numrat janë ekzaktësisht këto:
janë kapur ne total 33 metrik ton kanabis, ndërkohë që një vit më parë ishin kapur 21,2 metrik ton; janë kapur 43,7 kilogram heroinë dhe 16,1 kilogram kokainë.
Në vitin 2014, dhe ky është raporti i vitit 2015 i publikuar në mars të këtij viti, thuhet qartësisht dhe numrat janë këto:
Volumi i marijuanës së kapur është 101,7 metrik ton vetëm në 9 muajt e parë të vitit 2014, në mënyrë dramatike mbi totalin prej 96 tonësh të kapur nga viti 2005 deri në vitin 2013.
Pra, 101,7 ton nga një total prej vetëm 96 tonësh ne 8 vjet!!
Ndërkohë që raportet ndër vite thonë qartë rritjen e sasisë së kultivuar në vend.
Tani nje pyetje kam per gjithe torollaket e PD:
Kush është sukses në luftën kundër drogës këtu?
Apo heqja e vizave?
Eeeej, ne vetem nje vit eshte kapur nje sasi me e madhe se ne 8 vite se bashku!
Kuptoni apo jo?
Mblidheni kete ish- ministrin e Brendshem qe e keni bere kryetar; po ju ben qesharak gjithandej; deshtimin e perfshirja ne krim nuk mund te jete sukses, numrat e tregojne shume qarte!!