Një qytet i lashtë fshihet nën Antarktidë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=KaSGbZ8y8FA” width=”560″ height=”315″]

Më 1929 historianët bënë një zbulim tronditës: hartën ‘Piri Reis’, një hartë kjo që kishte shekuj që ishte zhdukur.

E vizatuar më 1513 dhe e bazuar në burime shumë të vjetra, harta është një nga kartografitë më të sakta të asaj kohe.

Harta thuhet të jetë aq precize sa që kishte vizatime të detajuara të Antarktidës – 300 vite para se kontinenti të zbulohej zyrtarisht, transmeton Gazeta Express.

Kjo hartë nuk është e vetmja që e përshkruante në mënyrë të detajuar Antarktidën deri para zbulimit zyrtar të saj më 1821. Harta ‘Oronce Fine’ e publikuar më 1531 e përshkruante gjithashtu.

Më intrigues është fakti se kjo hartë përfshin lumenj dhe liqeje të cilat imazhet satelitore kanë konfirmuar se ekzistojnë. Por, si ishte e mundur që këto harta t’i dinin këto detaje, nëse këmba e njeriut nuk kishte shkelë në Antarktidë deri në shekullin e 19-të?

Sipas profesorit Charles Hapgood, Antarktida ishte shtëpi e një civilizimi të lashtë. Banorët e Antarktidës u zhdukën kur një katastrofë natyrore e transformoi qytetin në një terren të akullt që e dominon tokën e saj sot.

Kështu, a ekzistojnë mbetjet e këtij civilizimi nën akull? Shikojeni videon për të zbuluar më shumë:

SHKARKO APP