Një shembull i qartë se në SHBA askush nuk është mbi ligjin, as presidenti…
Nga Ermelinda Meksi
Dje, gjykatësi Richard Leon, i emëruar nga George W. Bush, vendosi ndalimin e përkohshëm të një projekti për ndërtimin e një salle gjigante vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë pasi presidenti Donald Trump kishte urdhëruar prishjen e një pjese historike pa miratim nga Kongresi.
Gjykata theksoi:
1.Presidenti nuk ka autoritet ligjor të ndryshojë simbolet kombëtare pa autorizim nga Kongresi.
2.Financimi privat nuk zëvendëson ligjin dhe Kushtetutën.
3.Presidenti është kujdestar i shtetit, jo pronar i tij.
Ky është një shembull i qartë se në SHBA askush nuk është mbi ligjin, as presidenti.
Kjo është demokracia në veprim,qe na kujton te pyesim:
Sa larg është Shqipëria nga ky standard, ku institucionet ndalin pushtetin kur ai tejkalon ligjin?
Ndërkohë, që në Shqipëri po diskutohen ndryshime ligjore dhe madje kushtetuese përmes referendumit,ky është një moment i mirë për të reflektuar:
Të mësojmë nga praktikat që forcojnë realisht demokracinë dhe të ndërtojmë mekanizma që rikthejnë besimin e qytetarëve te politika.
KOHA JONË SONDAZH

