Një sugjerim për socialistët; ju nuk e meritoni këtë poshtërim nga Rama
Nga Admir Kadeli –
Një mendim në formë sugjerimi i sinqertë për Partine Socialiste dhe sidomos për ato Socialistë të ndershëm (që për hirë të vërtetës nuk janë pak)! Të dashur motra dhe vëllezër Shqiptarë që keni bindje politike të kundërta me mua! Të nderuar anëtarë të ndershëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë!
Ju lutem mos më keqkuptoni, nuk dua te mendoni që kam me të voglin qëllim personal të bej sondazhet e partisë tuaj në këto zgjedhje, dua vetëm të mendoni se është një sugjerim dashamirës që të shmangim konfliktet mes Shqiptarëve dhe të kemi një kundërshtarë politik sa me dinjitoz dhe serioz në atë që bën dhe që thotë!
E ligjshme apo e paligjshme (unë nuk jam ai që e faktoj nëse është ose jo) në votimet e fundit, ju morët 61 bashki të Republikës se Shqipërisë, dhe duke ju referuar deklaratave të Kryetarit tuaj dhe të KAZ-së tuaj, ju do i drejtoni për 4 vite këto bashki (nuk e di se çdo te thonë Gjykatat për këtë), por jam i bindur qe sot ju e keni zemëruar më shumë atë qe ju i thoni “sovran”, e keni deri diku edhe ofenduar, duke i thënë që “topin e kam unë, dhe penalltinë e gjuaj vetë” (portieri po festonte paraprakisht fitoren me arbitrin). Kjo nuk është partia Socialiste që unë kam njohur, kjo nuk është mënyra e Partisë Socialiste për të fituar! Kjo është vetëm një tekë e Kryetarit tuaj të çekuilibruar, i cili nga brezi e lart jeton në dimër dhe nga brezi e poshtë shijon verën!
Më besoni, më 30 qershor ju keni vulosur fundin tuaj si Parti, por keni akoma shpresë, keni shpresë që të mos vulosni edhe ndershmërinë tuaj! Ju lutem reflektoni me këtë kryetar që keni dhe ju sugjeroj të tregoni ndershmërinë tuaj para urdhrave që merrni. Ju lutem më jepni kënaqësinë qe te kem një kundërshtar të ndershëm dhe të fortë përballë, mos u vetëflijoni prej tekave të njerëzve që Shqipërinë tonë të bekuar e shohin si një mision për ta zhvatur e shkatërruar!
Fëmijët tanë do jetojnë bashkë në këtë vend! Reflektoni dhe ejani ta bëjmë vendin dhe veten tonë krenar! Miqësisht dhe shumë sinqerisht Admir Kadeli!