Një sugjerim zotit Berisha e të tjerë për sportin

 

Nga Irfan Rama

Sporti shqiptar prej 23 vjetësh pësoi një rënie katastrofike që mbas rënies së komunizmit në Shqipëri. Një “Splash” i vërtetë si ato rëniet shkëputje të pjesëve akullnajore në Antarktidë që pasqyrohen aq bukur në fotot bardheblu të revistave prestigjioze dhe emisioneve në kanalet televizive që unë kam kundruar. Sepse u shkatërrua gjithçka sportive e jo sportive prej qeverive shqiptare të gjithë këtyre viteve. Por zellin më të madh e kanë patur qeveritë e djathta për “koinçidencë” apo për “mosdije”?! Është agnostike të them se kryeministrat e djathtë – edhe të majtët nuk kanë qenë pas shumë se ato premtonin  dhe thuajse asgjë nuk bënin – nuk i kanë ditur vlerat e sportit në shumë pikëpamje qoftë në ato  të shëndetësimit të popullsisë shqiptare nëpërmjet të të marrit me sport apo të ushtruarit si çdo të ushtruar tjetër mendor e progresues, qoftë në përgatitjen e gjeneratave të tëra sportive nga moshnitë fëminore deri tek ato të pasadoleshencës së vontë për të krijuar elitat sportive që nderojnë dhe promovojnë Shqipërinë nëpër botë ndoshta më shumë se edhe ndonjë film gjigant i Hollivudit si dhe përcjelljen tashmë të ditëshme të gëzimeve dhe hareve të një kombi të tërë si populli shqiptar. Mirë që u prishën thuajse pjesa më e madhe e terreneve dhe objekteve sportive  nga ndërtuesit e etshëm për tokë si spanjolo – portugezët këtu e pesëqindvjet më parë nga ethet e arit në tokat e reja përtej oqeanit – gjë që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës sado i varfër të ketë qenë apo është –  të inspiruar nga e gjithë shpura politike shtetërore shqiptare por për 23 vjet nuk ndërtuan qoftë edhe një objekt të ri?!!! Edhe ky rast unikal i vlerësueshëm ndoshta edhe për Ginness as nuk i bën hiçaspak përshtypje pushtetarëve të shkuar sepse thonë ata “kemi menduar për hallet e popullit” që shqipërohet për vete, familjet e fisnit e tyre. Dhe tani që kryeministri Edi Rama po implementon politikën sportive në të premtuarat elektorale të katër viteve opozita dhe zoti Berisha me Facebuke e tij tjerrë tendera miqsh e shokësh të kryeministrit shqiptar.

Pas fillimit të punimeve për Parkun Olimpik të Tiranë me 1 Qershor 2015 nga kryeministri Rama – që po mbështet dhe nxit zhvillimet e infrastrukturës moderne për sportin duke inspektuar vetë shumë shpesh disa objekte të mëdha si Stadiumi modern i Elbasanit, Stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës si dhe të Vlorës – një vepër shumë moderne arkitektonike dhe shumë funksionale për notin dhe sporte të ndryshme për elitat e jo vetëm sportive e që do të kushtojë 6 milion euro zoti Berisha gjeti kohë që t’i kundërvihet kryeministrit se tenderin ja paska dhënë një miku të tij me emër e mbiemër. Zoti Berisha që krekosej si “dashnor” i sportit në tribunat e stadiumeve llamburiste me shumë personalitete në “Lojrat Olimpike Pekin 2008” dhe “Londër 2012” apo në stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjet e përfaqësues shqiptare me shall të kuq por edhe me fes të bardhë për të “rrëfyer se jam mbarë kombëtar” jo vetëm që nuk bëri asgjë për sportin nuk ka patur asnjë kurajë civile të thotë një fjalë të epshme për këto infrastruktura shumë të rëndësishme për rininë shqiptare dhe popullin shqiptar. Ai normalisht mund të ngrejë zërin për tenderat por në radhë të parë duhet të aprovojë luajalisht ato që po bëhen për sportin qoftë edhe të kundërshtarit të tij politik. MAS si lidere e fushatës së ndryshimeve radikale në sport – duhet thënë se MAS po ideon dhe implementon disa programime të rëndësishme në arsim dhe sport  më mirë se jo pak digastere të tjera- nëpërrmjet strukturave të saj po përshfaq punën e saj me transparencë edhe për shkuarjen në vendet e duhura paratë e sportit. “ Ne kemi punuar mjaft dhe ndryshuar konceptin e menaxhimit në sport e federatat sportive që paraja e taksapaguesve shqiptarë të shkojë aty ku efektiviteti është më i madh. Kemi bërë projekt ligjin për sportin që do të aprovohet në parlament si dhe vlerësimin e sportistëve elitarë. Për objektet sportive bashkë me stadiumin e Shkodrës si dhe aspekte të tjera sportiv shuma e akorduar shkon në 20 milion euro gjë që nuk është bërë kurrë në këto 25 vjet” – thotë drejtori i Sporteve në MAS, Vladimir Gjoni. Përveç zotit Berisha ka edhe zëra të tjerë në parlament që akuzojnë kryeministrin shqiptar se po jep para për sportin dhe se nuk duhet dhënë për objekte sportive por duhet të kalohen në fusha të tjera.  Ky është paradoksi më i madh që kam dëgjuar dhe ishalla nuk i dëgjon kush në perendim se do të thonin “ A janë në metro politikanët shqiptarë që nuk duan shëndetin e njerzve dhe afinitetin hyjnor shpirtëror që lidhet me to që është sporti” Asnjë debat parlamentar në këto 25 vjet nuk është bërë për sportin!!! Një turp i madh. Dhe natyrisht një shpërfillësi groendalike! Të paktën për sportin politikanët ose të heshtin ose të bashkohen mësëfundi nga askundi. 

 

SHKARKO APP