NJE VRASJE MAKABER QE NA PLAGOSI TE GJITHEVE

                               NJE VRASJE MAKABER QE NA PLAGOSI TE GJITHEVE
                                           – Te gjithe ne shqiptaret jemi sot per kryshendosh!
                                             –  Nga Alban Dega, Nju Jork

Elidona Demiri, 25 vjec, nga Tropoja vritet barbarisht nga bashkeshorti i saj Lulezim Qeleposhi, alias Arben Rexha ne Londer, Angli vetem tre muaj pas marteses.
Kjo tragjedi per Elidonen dhe familjen e saj prinderore ka tronditur opinionin shqiptar anembane.
E eger, barbare, makaber, tronditese per kedo qe meson dhe lexon tregimin e babait te saj Halil Demiri per tragjedine e papritur e te pa pakujtuar per bijen e vet si lule e keputur ne kulmin e leulezimit te saj….
Asnje ngushellim nuk mund te ringjalle Elidonen.
Asnje ngushellim nuk mund te riktheje ne gjirin e prinderve bijen e tyre, te vrare ne menyren me barbare e te pabese.
Asnje ligj nuk mund te lehtesoje barren e rende te krimit te nje vrasesi te pashpirt, te nje perbindeshi .
Asnje “burreri malesori” nuk mund te perligje sadizmin dhe paburrerine e nje “burri pa burreri” qe iu prish burreria sepse e shoqja e kishte degjuar nje bisede te tij me siguri te dyshimte me tre persona edhe me te dyshimte…
Bisede per cfare !?
Per ta nxjerre ne trotuare?!
Per ta shitur ne rrjetet banditeske  te kurverise!?
Per ta mbajtur ne skllaveri seksi!?
Perdnryshe pse do ti kerkonte asaj ky perbindesh te mos merrte me vete ne Angli as unazen as sendet e dhuruara kur u fejuan a martuan !? Pse ? Pse ?
Cfare fshihte kjo kerkese sa absurde aq edhe kobndjellese !?
Jam i bindur dhe i sigurte se Skotlandi Jardi dhe drejtesia britanike do te zbuloje aresyen e ketij krimi makaber dhe do te jape ndeshkimin shembullor per fajtorin!
Por as kjo nuk do ta ringjalle kete shtojzovalle tropojane!
Asgje e askush nuk mund tua riktheje familjes dhe shoqerise, njerezimit kete zane mali qe i hoqen krye te drejten e te gjitha te drejtave njerezore, ate per te jetuar jeten e vet.
Drite i paste shpirti rinor ne Parajse!
Force e durim, besim ne drejtesi e ligj prinderve e familjes se saj.
Jo hakmarrje e gjakmarrje qe aq shume e kane vrare e plagosur Malesine tone te Gjakoves sidomos ne cerekshekullin e fundit kur Ligji i Saliqit ia futi flaken jo vetem Malesise, por mbare Shqiperise! Por askujt me fort e me eger se Malesise se Gjakoves- Kandaharit te Shqiperise.
E mos harroni se ata nuk jane vetem ne thimble e tyre te papershkruar nga pabesia e nje vrasesi te pa shpirt qe vajza  dhe ata vete ia besuan jeten e saj per nje jete me te mire e te lumtur e jo per t’ia marre shpirtin barbarisht e pabesisht!
Behet fjale per nje vrasje makaber, pa aresye, te cmendur qe ia mori jeten bijes se tyre te dashur!
Jo vetem asaj !
Sic themi ne malesoret sot te gjithe ne, jo vetem tropojanet, por krejt shqiptaret  jemi per kryeshendosh per kete vrasje jo dosido!
Eshte nje vrasje makaber qe na ka plagosur te gjitheve !

SHKARKO APP