Nju Jork, një Tropojë e tërë kundër Berishës
“Nuk duroj dot alibine “nuk i prish dot kontraten se na cojne ne arbitrazh”!! Ka paligjshmeri pa fund ne ate procedure, ka paligjshmeri pa fund ne ate kontrate, ka shkelje pa fund ne zbatimin e asaj kontrate”…
Nga Erjon Braçe/Qe shqiptaret sot protestojne pa patter frike se i vret kryeministri, ky eshte fakt dhe i dobishem per demokracine madje.
Por qe mediat, te cilat politiken editoriale e kane te varur nga pronari lekmadh, te mos thone asnjehere se hidrocentralet ne Valbone jane pune dhe kontrate e dhene nga Sali Berisha, ky eshte me shume se turp.
E verteta ja ben muuuuu;
Proceduren, fituesin, kontraren per nje zinxhir hidrocentralesh ne Valbone e ka bere e lidhur Sali Berisha.
Eshte kaq e vertete kjo sac eshte e vertete se Sali Berisha eshte njeriu, pushtetari qe i ka bere me shume deme Tropojes.
Unë jam kundër hidrocentraleve në Valbonë.
Jo sot, por kater vite me pare kur qeveria e Sali Berishes nisi marrezine e superfuqise energjitike dhe kerkush nuk pipetinte nga frika e madhe; ndaj tek degjoja dje nje aktiviste te fliste per “gjera qe po ndodhnin se fundi” me reference Valbonen, nuk me shkoi mendja tek pyetja “po ti ku ishe?”, por tek mungesa e deshires per tu informuar dhe deshira e pamate per tu keqperdorur.
Sot kam tjeter gje;
Nuk duroj dot alibine “nuk i prish dot kontraten se na cojne ne arbitrazh”!!
Ka paligjshmeri pa fund ne ate procedure, ka paligjshmeri pa fund ne ate kontrate, ka shkelje pa fund ne zbatimin e asaj kontrate.
Duhet vec vullnet per te shpetuar Valbonen nga vendimmarrja e Sali Berishes.