Nora Malaj: Këta qytetarë meritojnë te ndihmohen dhe të nderohen!
Forum E Martë, 13 Prill 2021 23:45
Nga Nora Malaj –
Ata meritojnë te ndihmohen dhe të nderohen!
Kur vijmë në këtë jetë askush nuk zgjedh racën, gjininë, prindërit, vendin, qytetin, por vijmë dhe shteti e familja ka për detyrë të na krijojë të gjitha mundësitë që të jetojmë si qytetarë, me të drejta të barabarta të këtij vendi!
I tillë ishte takimi i sotëm me komunitetit rom, komunitetin që ka një botë dhe jetë aq interesante, por të drejtat e tij jo gjithmonë realizohen.
Përballja me ta nuk ishte e veshtirë, por e dhimbshme.
Sot në bashkëbisedimin me komunitetin rom, ata ishin mëse të vërtetë. Problemet e tyre ishin të shumta:
Këto ishin disa nga problemet madhore që ka ky komunitet sot.
Teksa biseda erdhi drejt fundit, ata në shenjë respekti, jo vetëm për bashkëbisedimin, por edhe si njeriu që lobova per futjen e gjuhës rome për përgatitjen e mësuesve ndihmës për këtë komunitet, me dhurojnë fjalorin shqip-romanisht. Nuk ka mirënjohje dhe respekt më të madh që të dhuron ky komunitet.
Ju falenderoj për bisedën e sotme dhe për respektin e mirenjohjen që treguat
Ky takim i sotëm tregoi se ndryshimi po troket në çdo vend dhe 25 Prilli do të finalizoj fitoren e së mirës mbi të keqen, nëpërmjet votës popullore
Mirënjohje komunitetit rom në Shqipëri! 
KOHA JONË SONDAZH

