Nora Malaj: Numri 6, LSI dhe historia e këtij numri !

Nga Nora Malaj –
Numerologjia është nje shkencë më vete dhe fati , shpeshherë thuhet është shkruar nga Zoti.
Kur zgjedh numrin , ashtu sikur të ndihnë fati më pas !
Dje KQZ percaktoj numrin , me të cilët do të prezantohen subjektet ne Fletën e Votimit per garën elektorale !
Subjektit që une perfaqesoj LSI i ra numri 6 !
Numri 6 , sipas shkencës së numerologjisë është numri më harmonik dhe i kujdesshëm. Ky është një numër i sharmit, harmonisë , dashurisë, kujdesit, dhembshurisë, miqësisë, depërtimit, shëndetit, bukurisë , besnikërisë dhe shumë gjërave të tjera pozitive.
“Së pari do të themi se numri 6 është një simbol i vetëmohimit, ndërtimit të dritës dhe bamirësisë. Ky numër po ju kujton se duhet të bëni diçka që bota do të përfitojë nga njerëzit e tjerë.”
Në fakt , në përcaktimjn e numrave sipas shkrencës së numerologjisë, ky është numri i vetëm që ka më shumë cilësi pozitive dhe më pak cilësi negative kur krahasohet me ndonjë numër tjetër , ndaj cilësohet edhe si e mesme e artë.
Numri gjashtë i referohet shumë gjërave në Bibël, por përmendet për herë të parë në Zanafilla 1:31 kur Zoti krijoi njeriun në ditën e gjashtë
Dhe thoni pastaj që rastësia nuk është mbret i fatit! Kam bindje që LSI do të realizojë misionin e saj per të ndërtuar Shtetin e se Drejtës ! Une besoj te forca e LSI dhe ke numri i bekuar 6 !
“Ditë me te mira paskëtaj vinë , lum kush do rroj që Shqipërinê e shqiptarëve ta shikoj Zonjë! “

SHKARKO APP