Nuk burgosen doktorët, o të mjerë!

Nga Edvin Prifti*

Dr. Enes Hafizi, eshte arrestuar dhe ndodhet ne burg. Kjo mu tha rastesisht dje ne oren 23.30 nga nje person shume i njohur i mas medias shqiptare, i cili interesohej per nje pacient qe une sapo e kisha operuar. U preka tej mase! U indinjova dhe u lemerisa per cfare ky vend ka prodhuar. Nuk e njoh dr. Hafizin por kam degjuar vetem fjale pozitive per te. Baba i tre femijeve dhe mjek ne nje specialitet te veshtire. Nuk dua fare te gjykoj aktin apo ngjarjen e provokuar apo jo e cila na u ekspozua. Por ama jam ne gjendje te gjykoj kur nje shoqeri e mbushur me krime nga me makabre te cilat nuk kane autore, kur degjojme me qindra raste te tjera qe arrestohen edhe pse dy vjet me pare jane denuar me dhjetra vjet burg, kur degjojme te shumekerkuar qe mbeten tejet te kerkuar dhe kaq, kur lumenjte e droges nuk kuptohen ku burojne dhe ku derdhen, kur njerezit zhduken dhe akoma nuk iu dihen kockat, paska akoma njerez qe ruajne drejtesine dhe kane kohe te mjaftueshme per tu marre me mjekun, “kriminelin” e shoqerise shqiptare qe na ka ndaluar futjen ne BE. O tempora o mores do thoshte Ciceroni.
Nuk arrija dot ta kuptoja dhe pranoja kur ky mjek u pezullua nga detyra, ne konsideraten time pa te drejte, ne emer te nje populizmi rrenqethes dhe absurd. “Ti bejme qejfin popullit” duke lencuar dike apo disa. Kjo eshte nje strategji, nuk e di me cvlera dhe cbaze perfaqeson, por dime ama fundin makaber te populizmit. Ne Romen e vjeter, plebe (populli) perfaqesohej nga tribunet popullor te cilet nuk ishin gje tjeter vecse populistet e sotem. Jo vetem qe keta nuk dhane asnje kontribut per zhvillimin e Romes antike por ne fund perfunduan te shqyer dhe te masakruar nga vete plebe dhe sklleverit sikur ishte edhe fati i Tiberio dhe Gaio Gracco dy vellezerit e famshem pjese e Gens Sempronia Plebea. Mbase populistet e sotem nuk e dine akoma qe nuk po prodhojne asgje te re pervecse perfaqesojne ate cka njerezimi e ka me antiken e tij, prandaj dhe po jap nje shembull te cilit i referohen te gjithe. Ky populizem qe na ka mberthyer ne nje dare te hekurt nuk ka se si te prodhoje si femije te denje vecse keto kimera te shemtuara te cilat i degjojme dhe shikojme per dite perfshire lencimin e mjekeve, dhunen ndaj tyre, burgosjen, dhurata, mirenjohje te gjobitura, ikje masive te mjekeve dhe infermiereve jashte vendit. Bravo qe e gjetem kriminelin!

Nuk vriten poetet o te marre,
Nuk burgosen doktoret o te mjere,
Mjeku nuk eshte sherbetor o te pashkolluar,
Mos shkaterroni gjithshka o te harbuar,
Kjo qe beni nuk eshte e drejte o te shkalluar.

P.S. duke filluar nga java qe vjen do referoj prane z. Salvini ne Itali si minister i brendshem rastin e pare qe kam asistuar ne vitin 1996, kur ish profesorit tim te kardiokirurgjise pacienti i operuar nga zemra i erdhi ta takonte duke i dhuruar nje makine Maserati. Nuk besoj qe z. Salvini per sa populist qe eshte do arrestoje ish profesorin tim?! Mbetet per tu pare. Premtoj qe do i referoj edhe qeverise kanadeze kur nje pacient i dhuroi profesorit te kardiokirurgjise ne Toronto nje cek me para per gjithe ekipin qe kishte asistuar ne nderhyrjen e tij. Per te mos thene qindra raste kur pacientet japin dhurata per zhvillimin e sherbimit apo per kerkimin shkencor apo cdo gje qe ata desherojne per te treguar mirenjohjen e tyre. Ashtu sikurse ka me qindra raste kur nuk ka mirenjohje. Por ne asnje rast nuk kam pare mosmirenjohje ndaj mjekut ne 12 vjet qe kam punuar me dy kontinente. Dhe ky vendi yne eshte i mbushur me mosmirenjohje! Me vjen shume keq per gjithshka qe perfaqesojmë.

*Profesor, shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë

SHKARKO APP