Nuk dua te mbetesh një kujtim!
Nga Nora Malaj –
Nuk doja as ta besoja , jo me ta dëgjoja që ti tashmë do te kthehesh në një kujtim
për ne , miqtē e mikeshat e tu o i miri dhe i pavdekshmi Kujtim Prodani!
Doja shume që ky vit të paktën të kishte mirësi te mos rrembet askend nga te dashurit tanë në menyrë vjedhurazi, po ja që nuk
qe e thene . Sot , ne Ditën e Ujit të bekur, ti ike pa kthim prapa e tashmë as fjalët e as lotët nuk mund të shprehen dhimbjen që ti na le .. Nuk do ta harroj buzëqeshjen tende dhe sa herë që takoheshim bashkë në emisionet e TVSh , ti me shumë miresjellje më referoheshe dhe së bashku kishim menduar që të realizonim një cikël emisionesh që do ishte psiko- muzikorë, terapia nepermjet muzikës … po tani nuk është e thene… Ndjesë miku im i mire që ike pa na lajmëruar … Kjo nuk ishte shumë e drejtë, po ja që jeta dhe vdekja në ketë kohë po marrin nje dimension tjetër .. Ndjej dhimbje që po ikën ,po nuk te mbaj dot .. Udhetimi yt drejt Parajsese është i panegociueshëm.. Nuk të ndaloj dot! Qofsh i Parajsës e u Prehsh ne Paqe miku ynë i shtrenjtë! Të qoftë dheu i lehtë!
Ende nuk e pranoj që po ti them fjalë lamtumire i miri Kujtim!