“Nuk e di pse Berisha e prishi miqësinë tonë”
Prezantuesi i emisionit të njohur “Opinion” ka rrëfyer në një intervistë tek Panorama se përse Sali Berisha nuk shkon në emisionin e tij.
“Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha. Në këto 25 vite gazetari, kam krijuar marrëdhënie me pothuajse të gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qenë miq. Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”, tha Fevziu.
I pyetur se si i ndje kur Berisha së fundmi deklaroi se emisioni i tij dominohet nga krimi, Fevziu tha: “Fare nuk u ndjeva keq. Madje i lexova me qejf në TV deklaratat në FB të zotit Berisha. Çdo njeri që do të më kritikojë, për mirë apo për qejf, është i mirëpritur. Unë kam pasur probleme me njerëzit që gënjejnë apo sajojnë histori”.