Nuk është korrupsioni, por konspiracioni
Nga Mero Baze
Ilir Meta po përballet sërisht me një akuzë, që ka të bëj me kohën kur ishte në pushtet Partia Demokratike. Qeveria e kryeministrit Sali Berisha, ka lejuar në atë kohë, që dy kompani ndërmjetëse, të mblidhnin detyrimet e papaguara ndaj CEZ. Njëra ishte kompania e zotit Kastriot Ismaili, që citohet në gjyqin e arbitrazhit të shtetit shqiptar me CEZ dhe tjetra një kompani që mblidhte në shumcië detyrimet që shteti i kishte CEZ, natyrisht duke ndarë paret me zyrtarët e shtetit, që nuk donin t’ia paguanin paret pa ndërmjetës CEZ. Fenomeni ishte një favorizim korruptiv për dy kompanitë në fjalë, pasi ato jepeshin në mënyrë selektive pa garë dhe për këtë lehtësi, përdorej statusi privat i CEZ si kompani dhe lobimi politik.
E reja që del tani sipas një raporti që BIRN ka siguruar, është se avokatët e shtetit shqiptar kundër CEZ, kanë përmendur një ryshfet, që sipas tyre ka marr Ilir Meta prej një prej këtyre dy kompanive, meqë konsiderohet se Ismailiaj ka qenë njeri i afërt i tij.
Natyrisht që ky fakt vlen të hetohet, për më tepër që Ismailaj është në duart e drejtësisë shqiptare dhe nëse ka prova ato mund të hetohen.
Problemi është tek angazhimi i opozitës pas këtij raporti, i cili ka të bëj më shumë me konspracionin, se sa me korrupsionin.
E para, mënyra si Lulzim Basha reagon për këtë fakt, është vazhdim i ëndrrës së tij disa mujore, për një aleancë mes PS e PD, për t’i shpëtuar mungesës së shpresës për të ardhur në pushtet. Përpjekja e tij, për t’i dhënë shpresë mbështetësve të vet, se një eleminim i mundëshëm i Ilir Metës dhe aleancë me Ramën, ka ngel opsioni i vetëm që ai ka si lider i opoztës. Dhe hoqi dor ënga kjo formalisht vetëm kur Rama ja preu këtë shpresë zyrtarisht. Tani ka rifilluar ta mbaj sërisht zgjuar këtë ëndërr, duke ua faturuar diplomatëve perëndimorë Kjo është poshtëruese, për mbështetësit e tij.
E dyta Lulzim Basha flet publiksiht për shmangie të lir Metës nga drejtësia. E vërteta është e hidhur, por nuk është në anën e zotit Basha. Njeriu simbol, që i është shmangur drejtësisë në këtë vend, është Lulzim Basha Ai ka mbyllur me procedurë një akuzë të ngritur nga Prokuroria dhe jo nga media, për 220 milion euro të vjedhura nga buxheti i shtetit si përgjegjësi e tij dhe ka shmangur shkaurjen para drejtësisë për vrasjen e katër qytetarëve në cilësinë e Ministrit të Brendëshëm më 21 janar 2011. Ilir Meta nuk ka shmangur drejtësinë, ai është përballur me të dhe ka fituar, edhe pse unë dhe shumë të tjerë nuk ishim të lumtur për këtë. Kishte plot nejrëz që ishin të lumtur për këtë. Ishte Lulzim Basha dhe Sali Berisha të cilët kanë fluturuar nga gëzimi, kur ka ndodhur kjo. Biles Berisha i ka të freskëta mbresat nga darka në shtëpinë e Ilir Metës dhe nga “kqyrja” e një laptopi ku ka kërcyer disa herë përpjetë ndoshta nga disa pamje të pakëndëshme dhe është detyruar të shfajësoj dhe djalin e tij si budalla.
Kështu që nëse ka një njeri që nuk duhet të hap gojën për shmangie nga drejtësia në këtë vend, është Lulzim Basha, pasi është simbol i kësaj kulture dhe është në politik vetëm për këtë shkak.
Së treti historia edhe pse është shumë larg fuqisë së fakteve që ka pasur kundër Bashës Mediut bile dhe vet Metës dikur, është një histori e kohës kur në pushtet ishte Sali Berisha dhe shteti ishte kapur nga këto shoqëri ndërmjetëse, shumë prej të cilave janë ende sot prona ta padeklaruara të Shkëlzenit, Argitës dhe gjithë berishëve që s’u ka hyrë gjëmb në këmb. Ne ende vazhdojmë të blejmë kasa fiskale, biles me aksion, të pasurohen berishët, të paguajmë për skaner në dogaana të pasurohen berishët, të paguajmë për ngjyrosjen e naftës të pasurohen berishët, e në dhjetra koncesione të tjera pa fund, që kanë cuar vendin në këtë gjëndje që është.
Nëse Partia Demokratike ka vendosur vërtet të bëjë katarsis, është e mirëpritur, por ajo duhet të nis, duke dëshmuar kush janë paasuritë e berishëve, kush janë gjobat e Shkëlzenit, ku janë tre përqinshat e Argitës, që ua kërkonte biznesmenëve që kishin puën me babain e saj, ku janë lekët që biznesmenët deklaronin se janë dhuronin Liri Berishës dhe pastaj pikturat përfundonin në zyrën e Sali Berishës. Ky katarsisë është i mirëpritur dhe shqiptarët do të votojën PD pikërisht kur ta bëj këtë katarsis. Por në vend të karatsisit për këtë lajm të rëndomt, janë angazhuar pikërisht ata që duhet të ndëshkohen nga katarsisi. Shkëlzeni, Lulzimi, dhe vet babai i tyre, të cilët kërkojnë llogari për një histori të pushtetit të tyre. I vetmi reflektim që në presim për historinë e pushtetit të tyre, është katarsisi i tyre, vetpastrimi përmes denoncimit se cfarë kanë bërë e cfarë kanë vjedhur, dhe jo se cfarë ka bërë dikush q ëu ka dal nga rreshti dhe i ka nxjerr në opozitë.
Por problemi i tyre nuk është korrupsioni, por konspiracioni. Ata nuk janë të shqetësuar vërtet pse është abuzuar kur ishin në pushtet, por si ta paraqesin këtë gjë si vepër të Ramës kundër Metës. Në këtë histori ata nuk janë të angazhuar të dijnë cka ndodhur, pasi kanë qenë vet në pushtet dhe e dinë. Ata thjeshtë kanë kaluar nga një opozitë politike në një opozitë konspirative, që shpresojnë se rruga drejt pushtetit kalon nga teori komploti dhe jo nga vota qytetarësh.
TEMA