Nuk i duhet Shqipërisë Edi Rama!

Nga Silva Caka, ish-deputete e LSI
Kohët e fundit Edi Rama ka filluar një fushatë propagande dhe premtimesh, më të cilat kërkon mandatin e tretë.
Vartësit e tij (ata më të korruptuarit) nuk po lënë banak televiziv pa dalë, duke u rropatur t’u mbushin mendjen shqiptarëve që qeverisja e tyre në këto 8 vite ka qenë e suksesshme, a thua se nuk kanë qenë po këta shqiptarë që kanë vuajtur në kurrizin e tyre zinë që ka pllakosur në çdo drejtim të jetës së tyre.
Arsimi i rrënuar, shëndetësia e korruptuar, rendi dhe siguria publike të masakruara, korrupsioni helmues, shpopullim masiv, administratë publike e paaftë dhe politike, gjykata inekzistente, sistem drejtësie i kapur, financa publike të vjedhura me PPP e koncesione, rend demokratik i shkatërruar, institucione ineficente, bujqësi që favorizon vetëm miqtë, prona të grabitura, kriminalitet në rritje e shumë të tjera, mbeten kryefjala e 8 viteve të qeverisjes së Ramës!
E përsëri Rama kërkon një mandat të tretë dhe madje premton si të ishte kryetari i opozitës, jo sikur të gjitha këto i ka shkaktuar ai, me plane afatgjata për shkatërrimin e Shqipërisë!
Gjithë ky absurditet mund të bëjë për të qeshur vetëm Edi Ramën dhe zbatuesit e planit të tij; shqiptarëve iu neveritet!
Shqiptarët janë të neveritur nga pabesia, ligësia, paburrëria dhe mosmbajtja e premtimeve.
Shqiptarët janë të neveritur nga gjithë këto dëme që iu shkaktohen çdo ditë dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Shqiptarëve nuk iu duhet Edi Rama!
Shqiptarët do t’a hedhin në kosh këtë njeri që mishëron gjithë karakteristikat e së keqes, por që mbizoterohet nga mosmbajtja e fjalës, marrëveshjeve dhe premtimeve.

SHKARKO APP