Nuk ka asnjë justifikim. Kush voton me datë 30 voton vetëm diktaturën!
Nga Ylli Manjani – Edhe kjo nuk shkon!
E kam fjalën për të gjithë ata punonjës shteti, që na thonë “ne nuk duam, por na detyrojnë të votojmë se na heqin nga puna. Na lënë pa bukë”.
As ma ndjen fare! Po fare fare nga kjo paburrëri!
Ç’a llogjike është kjo? Juve ju beftë diktatura se ne duam të hamë bukë?!
Jo mor jo! Hani buk e mish e ç’të doni, por bëhuni burra e dijani për nder diktaturës ku shërbeni!
Shërbejini deri sa të ketë bukë për ju që meritokeni të hani!
Por mos na hapni barkun me ankesën se po jua japin bukën jashtë dëshirës e ndërgjegjes tuaj! ???
Nuk është aspak kështu se ju jeni njerëz pa ndërgjegje pa mendim dhe gojën e keni veç për bukë!
Hajeni atë bukë e qepeni atë gojë! Hidheni atë votë, pa zgjedhje e kundër ligjit e shërbejini rregjimit!
Po moral mos na shisni!
Përndryshe lërini sot ato vende pune e bashkohuni me njerëzit që nuk e duan këtë vend nën sundimin e diktatorit të ri!
Kush voton me datë 30 voton vetëm diktaturën!
Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë sot e sot 1000 vite. Me apo pa punë shteti, me apo pa vizë për jasht shteti, me apo pa bukë.
Dhe mos na thoni pastaj që “u zhgënjyem”…