Nuk rrëzohet kryeministri Rama me lule e valle popullore

Opozita është në një kolaps mosfrymëzimi për revolucion ndaj se keqes, pavarësisht se skandalet qeveritare mund ta bënin atë udhëheqëse të një ndryshimi të madh politik. Sidomos skandali i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ishte një shkak ku qeveria duhej të ishte rrëzuar me çdo kusht. Natyrisht prapë PS-ja e kishte kryeministrin e ri dhe qeverinë pasi ka 74 deputetë nga 140 që ka parlamenti, por Rama ikte. Realisht përveç mefshtësisë se Lulzim Bashës si një lider as mish e as peshk, është dhe një popull pa nerv. Nuk ka asnjë emër tjetër, ndonëse dikush mund të thotë se ç’faj ka populli. E keni parë se çfarë bën populli në Rumani. Protesta, bile të dhunshme, kundër krejt klasës politike. Përleshet, kacafytet dhe gjakoset në emër te një qeverisje tjetër dhe drejtësie jashtë politikës.

Ai është popull me krenari!

Në Shqipëri pakkush del në protestë apo në reagim popullor kur mashtrohet apo kur shikon se si kanabisi ishte prodhim qeveritar.

E jo te dalë për Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin, por për veten e tij.

E pse u dashka një parti politike apo disa parti të thërrasin popullin kur për raste të tilla duhet të jetë ndergjegja e sejcilit e cila e pickon dhe del kundër qeverisë apo cilitdo mashtrues politik apo grupeve politike mafioze. E nxjerr populli lidershipin e tij, nëse ka ndergjegje e kulturë proteste.

Kjo që do ndodh në Tiranë me 27 janar, ku populli sa nuk mblidhet duke kenduar kundër qeverisë dhe pas valles popullore para zyrës së Edi Ramës, në darkë kthehet në shtëpi me po atë qeveri që kishte në mëngjez.

Kur mashtrimi qeveritar nuk njeh kufinjë, kur varfëria shkon drejt ekstremit, kur mafia bën ligjin me politikën, atëhere qeveria rrëzohet. Ajo nuk rrethohet me këngë dashurie, por duhet “MARSEJEZA”, si dikur.

Por nuk kemi opozitë që sakrifikon. Edhe atë zjarr opozitar që ka LSI e shuan PD me Bashën në krye.

Kjo fatkqesia pas asaj se kemi një qeveri mafioze

(www.folshqip.al)

http://folshqip.al/nuk-rrezohet-kryeministri-rama-me-lule-e-valle-popullore/

SHKARKO APP