Nuk u pakësua evazioni, apo u ngadalësua rritja ekonomike?

 

Nga Eduard Zaloshnja

Në kushte të tjera të pandryshuara, rritja dramatike e kontrolleve tatimore gjatë shtatorit, duhet të sillte uljen e evazionit fiskal. Thënë ndryshe, duhet të rriste ndjeshëm të ardhurat buxhetore  të muajit shtator, krahasuar me shtatorin e vjetshëm. Por në fakt, rritja ishte vetëm 1% në krahasim me shtatorin e vjetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në korrik, Ministria e Financave bëri një rishikim të buxhetit të shtetit, sipas të cilit të ardhurat buxhetore në shtator do të ishin 35 miliardë lekë. Ky parshikim i korrikut u bë duke patur parasysh një rritje ekonomike të pritshme 2.7% (me bazë vjetore) dhe bazuar në pakësimin e parashikuar të evazionit fiskal, që do të rezultonte nga fushata kundër informalitetit. Por të ardhurat buxhetore të shtatorit u realizuan vetëm në masën 31 miliardë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe pyetja është: Nuk u pakësua evazioni fiskal, apo u ngadalësua rritja ekonomike?

Bazuar në rritjen e pritshme ekonomike (2.7% me bazë vjetore), i bie që Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në muajin shtator të ketë qenë rreth 125 miliardë lekë dhe shteti të vilte 27.2% të tij (35 miliardë lekë). Në fakt, shteti voli vetëm 25% të PBB-së. Kjo, në qoftë se PBB-ja vërtet ka qenë 125 miliardë lekë, siç pritej…

Por indicie të jashtme e të brendshme na tregojnë se PBB-ja mund të mos e ketë arritur nivelin 125 miliardë në shtator. Kështu, tregjet ndërkombëtare për eksportet tona kryesore (mineralet, nafta, lëndët e para) u përkeqësuan edhe më tej gjatë shtatorit. Ndërsa në tregjet e brendshme, u pakësuan furnizimet e importuesve/prodhuesve drejt dyqaneve me pakicë, si rezultat i synimit të këtyre të fundit për të shitur sa më shpejt mallrat gjendje pa fatura tatimore, të akumuluara para 1 shtatorit.

Bazuar në këtë logjikë, gjasat janë të mëdha që PBB-ja të mos ketë qenë 125 miliardë lekë në shtator (siç pritej), por rreth 115 miliardë.

Për muajt në vazhdim, Ministria e Financave i ka parashikuar të ardhurat buxhetore në nivelet 36 miliardë lekë (tetor e nëntor) dhe 40 miliardë në dhjetor. Në qoftë se këto parashikime nuk materializohen, atëherë ose rritja ekonomike nuk do ta arrijë nivelin e pritshëm vjetor 2.7%, ose evazioni fiskal nuk do të pakësohet. Ose, ose, do të kemi një kombinim të të dyjave…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?