Nuk u shemb një godinë, por dinjiteti ynë! Zoti na faltë!
Nga Romir Zalla-
Mbaroi. Kaq ishte. Nuk u shemb TEATRI. U shembe TI. Nuk shemben nje godine. Shemben dinjitetin tone. Ti tani je nje zero pa identitet.
Ne 100 vjet shtet kemi kaq pak per te ruajtur ku te kthejme koken e te shihemi ne pasqyre kush kemi qene. Pasqyra u thye. Ne 80 vjet jete te saj kjo godine na meson shume qofte edhe me shembjen e saj “germadhash”. Germadhat e kujt.
Germadhat e elites. 20 vitet e para na tregoi se si elita e kohes ngriti aty nje tempull kulture. Esnafet e kohes, shqiptaret e kohes e falen ate truall ne bash te vendit per KULTUREN. Dhe per 20 vjetet e pare ata ishin aty dhe e zhvilluan dhe e cuan me tej. Kur erdhen ne pushtet kolera me opinga ne ate vend e gjykuan, vrane, pushkatuan, varen, internuan ke? Eliten. 60 vitet e tjera elita e re beri epoke dhe riperteriu po ne ate vend teatrin, arsimin, muziken, akademizmin, sportin…
Sot gjithshka u shumezua me zero … nga elita ne rradhe te pare. E populli ???? Tifoze te perjetshem. U afrua kurioz dhe nuk foli kurre. Ata pak qytetare te ndershem te pakten folen. Kaq kishim mundesi. Po vertete me shqeteson fakti qe jemi thjesht kalimtare kur shembet vetedija, identiteti, dinjiteti, ndershmeria jone. Jemi popull turist. Kurre nuk kemi dashur te ngulemi por vec te arratisemi nga pergjegjesia, qytetaria, ndergjegja jone e molepsur. Befshi gjume te embel. Zoti na falte. Zoti na ndihmofte te dalim nga erresira. AMIN”.
https://arkiva.kohajone.com/altin-basha-artisti-qe-firmosi-shembjen-e-teatrit-kombetar-nuk-ishte-teater-shkaterrimi-i-dha-drejtim/