Numrave na u erdhi goja..
Nga Ylli Manjani –
I kanë degdisur kryetarët e tyre nga fundi i listave. Sigurisht për t’i hequr qafe.
Nuk patën e as kanë gojë, bythë apo organ tjetër shprehës, që të reagojnë para kryetarëve të tyre. Dinjitetin ja lanë në dorë kryetarëve. Këta të fundit nuk përtuan tua nëpërkëmbin, përçudnojnë e përmjerojnë. Ata e durojnë. E gëlltisin, e pranojnë edhe fundin e listës edhe bishtin e kavallin.
Ata nuk kanë gojë për të folur as për vete, le pastaj për dhunën policore ndaj njerëzve të cilëve u kërkojnë votën!!! Numrat e kanë gojën veç për bukë. Vetëm ata duan të hanë bukë, kur votuesit hanë dru!!!
Po këta numratorë na mbushin memoriet elektronike me lutje për t’i votuar, pikërisht se janë me “dinjitet”!!!
Boll pash hatrin e zotit! Boll, se u bëtë legena më shumë se ç’ishit. Mblidhni ato mend e thoni jo kryetarve si fillim, që t’u besojmë disi. Përndryshe qepini halétë e pranoni hisen që u ka lënë udhëhqesi i juaj.
Zgjedhjet politike nuk janë punë emrash (aq më tepër emrash numra që sflasin dot as për veten e tyre), por partish!
Njerëzia duhet të zgjedhin POLITIKISHT me kë janë? Me vazhdinësinë autoritare që edhe në maternitet çon polic e ushtarë, apo për rikthimin në normalitetin pluralist, çështjet civile zgjidhen civilisht.
Kaq duhet të ndajmë këtë radhë.
Emrat nuk hyjnë fare.
Ato janë thjesht postera. Copa letrash të ngjitura në mure.
Ata janë numra të progamuar për të mos folur.
Ndaj të nderuar numrandidatë, mos u lodhni kot. Të paktën jo tek inboxi im.
E keni kot.