“Operacionet” që kultivojnë vetëm kulturën e frikës
Nga Mentor Kikia
Nuk e di se cili popull e ka thene shprehjen "Vreshtin e ruan frika", por kjo eshte fiks per ne shqiptaret. Aq me mire nese e kemi prodhuar ne.
Gjeja me qesharake ne kete vend eshte funksionimi i shtetit me operacione te lajmeruara.
Operacion kuder hajduteve te naftes.
Operacion kunder kultivuesve te droges.
Operacion kunder atyre qe vjedhin energji, operacion kunder ndertimeve pa leje, operacion kunder kontrabandes, operacion kunder atyre qe spaguajne taksa…
Sa qesharake, shteti duhet te veproje cdo dite.. por nejse, ky eshte muhabet tjeter.
E kisha fjalen tek frika.
Qeveria caktoi nje afat per fillimin e nje "operacioni ne shkalle te gjere" kunder informalitetin dhe bizneset po shtyhen e perplasen ne radhe te regjistrohen tashme.
E di qe do te thoni se nuk ka rendesi metoda por rezultati, por me shqeteson fakti se ne kete menyre nuk kultivohet kultura e shtetit, kultura e zbatimit te ligjit, por vetem kultura e frikes se perkohshme.
Por frika eshte e perkohshme ashtu si operacioni dhe sapo operacioni mbaron venitet edhe frika dhe frikacaket serish do te heqin kasat fiskale.
Jo nuk eshte kjo zgjidhja!