Opinionisti grek: Edi Rama më shokoi kulturalisht, u ndjeva si një qytetar i botës së tretë

Nga Christos Raptis, Iefimerida

E ndoqa dje në stacionin televiziv Skai intervistën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, (në Alexis Papachelas) dhe e pranoj se pësova një tronditje kulturore, pasi u ndjeva si qytetar i një vendi të botës së tretë.

Nuk e kisha parë kurrë Ramën të flistë dhe të analizonte marrëdhëniet dhe problemet greko-shqiptare, por kisha dëgjuar se Rama është një politikan europian që dëshiron të reformojë Shqipërinë dhe ta shndërrojë në një vend modern perëndimor.

Më la mbresa anglishtja e tij, fortësia e argumentave, duke përdor arsyen dhe moderimin.

Shkurt, brenda një ore ai përqeshi gjithë nacionalistët grekë mbi Shqipërinë e Madhe dhe kërcënimet e lidhura me ato që po ndodhin me minoritetin grek në Himarës, ngjarje e cila krijoi stuhi mediatike në shtypin grek dhe në gjithë rrjetin.

Për hamendësimet lidhur më Shqipërinë e Madhe dhe agjendën e jashte të Shqipërisë, argumentet e Ramës ishin të vendosura. “Përse duhet të kërkoj falje”, tha ai, “për disa paranojakëve që imagjinojnë gjëra të tilla dhe të bëj harta për asgjë?”. “Do të ishte sikur qeveria greke të kërkonte falje për disa endrra të sëmura të kufinjve të Greqisë që shkojnë deri në Shqipërinë e Mesme”.

Edhe më bindës ishte ai lidhur me “trajtimin e pabarabartë” që po i bëhet minoritetit grek në Himarë lidhur me disa shembje shtëpish që po bëhen atje.

“Në Shqipëri po ndodh një urbanizim që parashikon shembjen e 9 mijë ndërtimeve në mabrë vendin. Nëse gjeni qoftë edhe një fakt se ne po i shembim këto ndërtesa në Himarë mbi bazë kriteresh të tjerë, unë do të vij në televizionin tuaj dhe do t’i kërkoj falje publike popullit grek”, tha Rama.

Kryeministri Rama po përpiqet që të mbyllë plagët e totalitarizmit të regjimit Hoxha, përmirësojë marrëdhëniet në Ballkan dhe të hyjë më në fund brenda logjikës dhe kulturës europiane, një perspektivë e vendit të tij.

Por në vend të kësaj, në Greqi kanë mbetur ende në stereotipe, psikoza dhe subkoshienca irredentiste që u ka ikur koha dhe disa zyrtarë inkompetentë gjejnë ende pretekste për përlasje, në vend që të dëshirojnë prosperitetin dhe progresin si vendi ynë fqinj, Shqipëria.

Fatkqësisht, “Kjo është Greqia” i tha Rama gazetarit në mënyrë të sinqertë, që për fat të keq po merr pjesë në këtë farse të quajtur debat publik. TEMA

SHKARKO APP