Opozita në gijotinën e regjimit!!
Nga Sali Berisha
Ne nje hark kohor me pak se dhjete ditor, nen diktimin e Edi Rames, Gjykata e Larte e vendit ka dhene dy vendime te pashembullta ne historine e pluralizmit politik dhe ne kundershtim flagrant me parimet themelore te drejtesise shqiptare dhe europiane.
Pak dite me pare kjo Gjykate denoi me kundravajtje penale per shpifje, dy drejtues kryesor te PD per deklaratat e tyre politike, per shkak te detyres, kunder Edi Rames. Ky vendim, i pari i ketij lloji ne historine e pluralizmit te vendit eshte ne kundershtim flagrant me te gjitha gjykimet dhe direktivat e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Sot Gjykata e Larte, e shnderruar ne hanxhar te regjimit te Edi Rames, perdhosi me vendimin e saj politik te drejten ne vetdijen e cdo qytetari.
Ajo, me urdher te Edi Rames pushoi çeshtjen e goditjes ne Parlament nga banditet me imunitet te PS, Ndoka dhe Ndreu, te deputetit Genti Strazimiri, akt qe tronditi vendin dhe neveriti boten. Me keto vendime, haptas politike armiqesore te Gjykates se Larte per opoziten shqiptare, krijohet nje situate qe nuk ka ekzistuar kurre me pare.
Ne kete regjim sot e tutje ne institucionin suprem te drejtesise per opoziten ka ndeshkim dhe jo te drejte. Opozita vendoset sot para alternatives me te rende ne tere historine e saj. Edi Rama, ky bastard i bllokmeneve hoxhist, mendon dhe beson se me kete vendim i dha duart dhe vendosi ne gijotine opoziten e vendit. Sot me shume se kurre opozita duhet te ngrihet e gatshme per cdo vendim, çmim dhe sakrifice, per te mbrojtur ekzistencen reale te saj!