Ora News/Pushteti kur s’të ”blen”, të dhunon e prangos
Nga Kastriot Islami –
Për shumë vetë duket si një temë shumë delikate dhe jo e lehtë për tu trajtuar sepse përmes një shou mediatik dhe në mënyrë diabolike po tentohet të krijohet perceptimi se po “bëhet një luftë e ashpër kundër parave të pista dhe pastrimit të tyre…”. Askush nuk është kundër që strukturat e drejtësisë të bëjnë një luftë të pamëshirshme kundër korrupsionit, lidhjeve me krimin e organizuar e trafiqet, kundër trafiqeve dhe pastrimit të parave të pista…Ky ka qënë edhe qëllimi i reformës në drejtësi dhe vecanërisht i ngritjes së strukturave të pavarura politkisht dhe të specializuara për të kryer këtë luftë të vështirë në cdo aspekt… Por mbi të gjitha përmes këtyre insitiucioneve është synuar të luftohet kapja e shtetit nga pushteti, korrupsioni qeveritar, lidhjet e fuqishme të qeverisë me krimin e trafikun, pastrimi i parave të pista nga ata që drejtojnë vëndin dhe kanë në dorë mirëqënien e qytetarëve…Por në këtë rast, e vërteta është ndryshe!
Sigurisht, këtyre strukturave i është përcaktuar si objektiv edhe lufta kundër oligarkisë, pra të lidhjeve të qeverisë dhe Edi Ramës me oligarkinë me politikën, me biznesin klientelist dhe manjatët e medias klienteliste. Më konkretisht të oligarkisë që përbëhet nga individët me rekorde kriminale dhe që më shumicë ndodhen në parlament. Të oligarkisë që pasurohet përmes lejeve të ndërtimit dhe licensave klienteliste qeveritare, përmes PPP-ve, përmes fitimit pa konkurim të tenderave… Të oligarkisë së lidhur me veprimtari kriminale e trafiqe dhe që po tenton të pastrojë paratë e pista përmes ndërtimit të kullave qiellgërvishtëse…Të oligarkisë që së bashku me politikanët-oligarkë blen vota dhe kërcënon.. Të oligarkisë që ka ngritur perandoritë mediatike, në lidhje në ngushtë me politikën dhe që është vënë tërërsisht në shërbim të oligarkisë politike që drejton vëndin…
Por sulmi mbi RTV Ora dhe RTV Ora Neës, është kryer pikërisht për të mos realizuar këtë objektiv madhor që e presin të gjithë shqiptarët dhe partnerët… Ky është një rast spekullimi e abuzimi shumë i trashë për inteligjencën e shqiptarëve të ndershëm…Askush nuk e beson si realizim të objektivitit madhor.. Madje shumica, të ndershëm e të pavarur, e konsiderojnë jo vetëm një veprim diabolik të Ramës e të qeverisë së tij por edhe si diskretitim edhe të SPAK e të strukturave të reja të drejtësisë së reformuar… Ka një shpresë që ky diskretim të shërbejë për ti mirëorientuar strukturat e reja drejt objektivit madhor, përndryshe zhgënjimi do të ishte i madh dhe përfundimi katastrofik për “dështimin e reformës” që askush nuk e dëshëron.
Rasti i sulmit mbi median ORA ka nxjerrë në dritë të diellit shumë dukuri që deri më sot mendoheshin:
• Qeveria dhe Rama duke qënë në grahmat e fundit keqpërdorin strukturat e drejtësisë, të coroditur, më symbyllur dhe në panikun e humbjes së pushtetit, të frikës nga ndëshkimi e sekuestrimi i të gjithë pasurive të paligjshme…
• Sulmi rezulton politik e selektiv, sepse një veprim i tillë nuk është ndërmarrë kundër asnjë rasti të korrupsionit qeveritar apo zgjedhor apo kundër aferave të oligarkëve që po vjedhin cdo ditë shqiptarët..
• Sulmi politik e selektiv është kryer vetëm kundër një media që nuk ka pranuar të bëhet pjesë e klientelës së oligarkisë së Rilindjes, kaq mjafton për të zhvlerësuar të gjithë shoun mediatik…
• Veprimet ndaj pronarit të kësaj media (që duhen ndjekur në rrugë gjyqsore, ndoshta deri në Strasburg) u shoqëruan qëllimisht me terror e presion ndaj punonjësve të medias… sepse veprimet e tmerrshme me përdorim të forcave speciale dhe të policëve të armatosur deri në dhëmbë drejtoheshin kundër gazetarëve dhe drejtuesve të emisioneve investigative që kanë bërë beteja heronjsh kundër aferave korruptive të qeverisë…
• Shqipëria nuk është një shtet ligjor dhe për më tepër të gjithë s’janë të barabartë para ligjit… Ose thënë ndryshe, ligji në Shqipëri s’vepron për të gjithë njëlloj, pra oligarkët dhe miqtë e tyre janë të paprekshëm kurse kush nuk pranon të rrjeshtohet me këtë klientelë jo vetëm është i destinuar të humbasë gjithcka por edhe mund të prangoset…Dhe këtë rregull diabolik e përcakton qeveria ose një individ…
• SPAK tregoi edhe njëherë se është nën diktatin e një individi sepse nuk i ka trajtuar mediat me të njëjtin kut…
• SPAK, në mënyrë indirekte provoi opinionin që po bëhet dominues se drejtësia në Shqipëri është e varur politikisht dhe vepron me urdhërin politik të një individi,
• Ky sulm politik është thjesht hakmarrje e pastër e direkte e Qeverise dhe e Bashkisë së Tiranes ndaj medias së papërkulur nga presioni qeveritar, që kur s’pranon të rrjeshtohet me qeverinë atëhere prangoset…
• Dhe së fundmi, shqiptarët duhet të dijnë se edhe ky sulm politik i urdhëruar nga një individ në panik e coroditje do të përfundojë si “rasti Bechetti” dhe do të duhet që shqiptarët të paguajnë nga taksat e tyre marrëzitë e një individi që ka marrë peng vendin dhe që është gati të hedhë në erë gjithcka për pushtetin e tij personal…
Syri.net,
4 gusht 2020