Paaftësia e Belgëve? Arrestimi që solli sulmet në Bruksel
Terroristët kanë vendosur të veprojnë nga frika se Salah Abdeslam mund të tregonte rrjetin xhihadistë në Bruksel
Nga Guido Opimpio
Autoritetet belge prisnin surpriza pas arrestimit të terroristit Salah Abdeslam. Për fat që keq nuk arritën të parandalonin goditjen, sepse strukturat e sigurisë ishin mbytur nga hetimet, dyshimet, paralajmërimet, alarmet false dhe të dhëna kontradiktore. Sulmi sot tregoi edhe një herë problemet e strukturave të sigurisë në Belgjikë. Por jo vetëm kaq. Këto janë vetëm disa pika që tregojnë problemet, deri tani.
Rrjet i gjerë terroristësh
Rrjeti i terroristëve në kontinentin europian është mjaft i gjerë. Belgët, në këto muaj kanë përqendruar vëmendjen në kapjen e të kërkuarve. Kanë bërë disa operacione në vendet që dyshohet se operojnë ekstremistë, por është e qartë se e njohin pak ose shumë pak armikun. Në Belgjikë u konfirmua rrjet i dobët i sigurisë. Mjafton të kujtojmë se Salah u fsheh për disa muaj afër zonës ku kishte jetuar edhe para sulmeve të Parisit. Kjo është një provë se rrjeti i sigurisë ishte i dobët.
Aksi Belgjikë-Francë
Kriminelët kanë treguar dhe në të kaluarën se jetojnë në disa vende. Abdeslam, para sulmeve në Paris u pa të qarkullonte në Itali, Asutri, Gjermani dhe Hungari. Në të gjithë këto vende ka të dhëna për elementë të shumtë terroristë. Është e vështirë ti ndjekësh të gjithë dhe aq më e vështirë është që të mbledhësh këto të dhëna për të krijuar një pamje të plotë mbi terrorizmin te ne. Sulmet e 13 nëntorit treguan sesi funksiononte Aksi i Terroristëve Belgjikë-Francë. Terroristët u përgatitën dhe trajnuan në një zonë dhe goditjen e bënë diku tjetër. Kjo skemë bëri që të mos kapeshin nga asnjë strukturë e policisë së dy vendeve.
Rikthimi nga Kalifati
Numri i xhihadistëve të kthyer nga Kalifati tashmë është rritur dhe jo vetëm në Europën Veriore. Forcat e sigurisë kanë ngritur një mijë pista për hetime, por në disa raste pistat nuk vlejnë. Disa nga këta “veteranë” të terrorit kanë ngritur celula të reja dhe kanë riaktivizuar të vjetrat duke rritur mundësinë për sulme të tjera. Kjo është një situatë edhe më e rrezikshme, pasi prodhon një terrorizëm hibrid, që kombinon muxhahedinët ekspertë “veteranë” me të rinj që bëhen pjesë e celulave. Të rinjtë janë më pak të përgatitur ushtarakisht, por të aftë të godasin në mënyrë të koordinuar. Në shumicën e raste për të rinjtë s’ka të dhëna.
90 terroristë
Abdelamid Abaaoud, koordinatori i sulmeve të 13 nëntorit në Paris kishte thënë se në Europë ishin 90 ushtarë të Kalifatit Islamik. Këta njerëz kanë hyrë në Europë në vitin 2015. Numri edhe mund të jetë i ekzagjeruar, por ishte sinjali i parë për atë që po ndodh sot. Ka mundësi që një pjesë e tyre, pas arrestimit të Salah Abdeslam disa ditë më parë, të jenë venë në lëvizje, nga frika se do të zbuloheshin. Deklarata e avokatit të Salah Abdeslam se i akuzuari po bashkëpunonte me autoritetet e drejtësisë, ishte një vetëm një lajm për mediat, por edhe një mesazh për mbështetësit. Repubblica.it