Pafuqia reale e Jozefinës
Forum E Premte, 16 Prill 2021 17:40
Nga Mero Baze
Ka një shpërthim të Jozefina Topallit kundër kryetarit të opozitës Lulzim Basha, duke arsyetuar pafuqinë e opozitës ndaj situatës në vend me paaftësinë e tij si kryetar opozite. E vetmja gjë e qart aty është një lloj pakënaqësie e thellë me Bashën. Të tjerat janë argumente të cilat nuk mbajnë.
Pyetjet e zonjës Topalli janë në thelb jo politike, dhe flasin për një pakënaqësi sociale gati autosgjestionuese, që duket se lexohet më shumë në rrjetet sociale se sa në shoqëri. Nëse i lexon ato pyetje dhe nëse shikon përgjegjësinë tek Lulzim Basha politikisht, thjesht Lulzim Bashën nuk e quan dot fajtor. Cështjet që ngre Topalli, janë cështje të qeverisjes së mirë ose të keqe, por jo cështje politike të cilat opozita ka humbur ndonjë shans. Fjala vjen ti thuash kryetarit të opozitës ti nuk meriton të jesh kryetar se kanë ik dritat në kulm të pushimeve në Sarandë dhe Dhërmi është qesharake, pasi ka 23 vjet pikërisht në kulm të pushimeve në Sarandë, ikin dritat. Cdo vit nga 5 deri më 12 gusht në Sarandë duhet të marësh masa se mund ta gdhish ndonjëditë pa drita. Nuk e bën asnjë qeveri nga inati, as nga papaërgjegjësia, por nga pafuqia. Superngarkesa e turistëve dhe mungesa e investimeve në rrjetet e shpërndarjes, e bën atë ta pashmangshme. Mirë është të investohet sic po investohet në linjat 20 KË nga Vlora në bregdet deri Sarandë që ky problem të shmanget, por për këtë problem nuk bie as Basha, as qeveria.
Nuk bien as pse nuk është realizuar një plan i parashikuar të ardhurash. Nëse Topalli kthen kokën pas në vitin 2009 e ka ndryshuar katër herë buxhetin deri më 20 janar 2010, pasi nuk ka realizuar, jo 150 por 270 milion euro të ardhura. Por atëhere dilte buzagaz Ritvan Boide dhe thoshte se buxheti është dicka orientuese, nuk është detyrim dhe Topalli ngrinte dorën në parlament pa ju dridhur fare. Nuk është se ka bërë ndonjë krim, pasi ashtu sic thoshte zoti Bode është. Nuk është se janë vjedhur 150 milion, sic është leht të thuhet, po thjesht nuk janë prodhuar 150 milion të ardhura, dhe qeveria mburavece nuk ja del të gënjej veten. Po për këtë shkak vështirë ta rrëzosh atë dhe Bashën.
Akuza tjetër për ikjen e FMN është edhe më absurde. Akuza që i është bërë PS dhe Edi Ramës nga PD , dhe q ëka qenë akuzë normale politike, ishte pse u lidh prap me FMN më 2013, që e kishte zbuar Berisha me Topallin më 2008 dhe jo pse s’po bashkëpunon me FMN. Asnjë mision FMN nuk është larguar, thjeshtë po koalidojnë marrëveshjen e re me qeverinë. Shumica e ekspertëve janë skeptikë ndaj formulave të FMN për ekonominë, por në këtë vend është ende një njeri që i beson ata dhe është Edi Rama. Sali Berisha ishte dy herë në pushtet në këtë vend dhe dy herë i ka zbuar. Koha do provojë nëse është më mirë ti mbash apo ti zbosh, por Topalli duhet të rrij tek opsioni i saj dhe Berishës që i kanë zbuar. Nëse është penduar të këkroj falje, por Basha ska si rrëzohet nëse Rama shkon në gjurmë të Berishës. Në fakt nuk po shkon, por i duket Topallit.
Flet për rradha pasaportash nga emigrantët që vijnë për shkak të një gabimi të bërë në kohën që Basha ishte ministër rendi. E rënd është, por do ta vuajmë dhe këtë gabim të qeverisjes së PD. Ata emigrantë që vijë e flejnë në rradha e pastaj ikin prap natyrisht që vazhdojnë të jenë të dëshpëruar, por është vonë ta rrëzosh me Bashënme ta tani. DUhej rrëzuar atëere kur ua printoi gabim pasaportat. Atëhere Topalli e votonte.
E vërtet është që dhe cmimin e naftës e kemi të lart pasi PD futi kulturën e përfshirjes së takësës së qarkullimit tek çmimi i naftës. E vërtet po ashtu që Rama jo vetëm që nuk e hoqi po i dha dhe një dorë të leht kësaj takse. Por Dhe kjo nuk prodhon dot arsye për të rrëzuar qeverinë nga Luzim Basha pasi është brenda kësaj historie.
Ëshët e vërtet po ashtu që policia ka arrestuar dhe një foshnjë katër vjeçare bashkë me babain sic është denoncuar në media, por kjo polici ka pas akuza më të fora në shpinë të saj dhe s eka gjet gjë pushtetin. Më 21 janar 2011 vrau katër protestues të paarmatosur para kryeministrisë dhe opozita e asaj kohe nuk ja doli dot as ta çonte në sallë të gjyqit ministrin e brendëshëm Lulzim Basha dhe kryeministrin Sali Berisha. Topalli ngriti dh enjë komision parlamentar kundër drejtësisë për këtë cështje. Dhe ende nuk ja ka dal kjo shumicë ti çoj para gjyqit. Tani ta falësh Bashën pasi ka vrarë katër qyetarë politikisht dhe ta rrëzosh si kryetar për një tejkalim koptence të policisë në një arrestim është pak tepër për Topallin.
I vetmi shpërthim i justifikuar i Topallit ndaj Bashës është që ka ikur me pushime të gjata. E vërtet është, por më keq do ishte po të rrinte këtu. Do bëhej nervoz me pafuqinë e vet dhe të opozitës për tu thënë njerëzve se ata do të qeverrisin ndryshe.
Gjithcka që thotë Jozefina në protestën e saj ndaj Bashës, i ka rrënjët tek Jozefina dhe pushteti i saj. Ai pushtet ka vrarë për të qëndruar në pushtet, ka vrarë për të vjedhur i biri i kryeministrit si në rastin e Gërdecit, ka zbuar FMN, ka pas evazion të frikshëm fiskal, ka krijuar një borxh publik nga më të mëdhenjt e historisë, ka varrosur financat shqiptare me investime piramidale, dhe është ende aq arrogant sa nuk kërkon as ndjesë. Shqiptarë kanë qenë këtu dhe para vitit 2013, dhe e dijnë cka ndodhur. Pafuqia e opozitës për të rebeluar opozitën kundër Bashës buron nga fakti, se opozita ndihet e pafuqishme për cfarë shikon rrotull, pasi i ka parë këto gjëra më të këqija kur ishte në pushtet Topalli.
Pafuqia reale e opozitës nuk qëndron tek fakti se Lulzim Bash anuk di t ëbëj opozitë. Dhe sikur të qe e vërtet kjo dhe të kishte frymë opozitare në popull, populli do gjente liderine tij opozitar. Më 23 Qershor jo që nuk e gjeti po e thelloi mosbesimin ndaj opozitës.
Problemi i opozitës është që nuk e beson njeri pasi është ende monopol i Sali Berishës dhe njerëzve që i bën gjëmën këtij vendi. Mendimi opozitar diktohet në mediat e opozitës nga i biri i Berishës i cili nuk ëshët shquar për mend por për para dhe si e tillë ajo po bëhet një opozitë mercenare. Boll të clirohet prej tyre opozita, pastaj populli opoziar ska nevoj t’u tregoj Topalli as që ikin dritat në Sarandë dhe as dikush ka lënë emigrantët po pasaporta. E gjen vet rrugën dhe liderin e tij, i cili nuk mund të jetë sërish Berisha, nuk mund të jetë sërish Topalli, nuk mund të jetë sërish Basha. Ata i pamë një herë duke vjedhur dhe vrarë për karrige.

TEMA