Paketa ekonomike dhe financiare e biznesit është brenda dimensionit njerëzor
Nga Prof. Gjokë Uldedaj –
Eksperienca e pothuajse të gjitha vendeve të europës që kanë deklaruar dhe miratuar paketa ekonomike e financiare stimuluese të jashtëzakonshme që shkojnë deri në 27% të PBB, për të mbrojtur dhe mbështetur sipërmarrjet dhe ekonomitë e tyre dhe për të garantuar pagat e punonjësve dhe bizneset, duhet ndjekur edhe nga qeveria jonë sa nuk është vonë.
Por duhet theksuar fakti se praktikat dhe mekanizmat e përdorura konvergojnë në të njëjtin drejtim. Në këtë kuadër edhe paketa financiare e propozuar nga sipërmarrja për qeverin është brenda dimensionit njerëzore të kësaj pandemie, por thekson faktin se ky dimension është përtej krizës kritike shëndetësore, duke shkundur plotësisht themelet ku mbështet e ardhmja jonë, si në aspektet ekonomike, sociale dhe zhvillimore.
Qeveria duhet të ndërhyjë me urgjencë me një paketë të re, por ajo duhet të jetë e kordinuar me sipërmarrjen për të ofruar ndihmë të menjëherëshme sipas prioritetesh, duke filluar me ato sektor që janë në nevoja emergjente.
Ajo që kërkon sipërmarrja nëpërjet kësaj pakete financiare dërguar qeverisë, që është bërë publike ka të bëjnë me efektivitetin e kësaj ndërhyrje, e cila duhet të fillojë nga kompensimi i pagave, dhe përjashtimi i të gjitha detyrimeve deri në kthimin në normalitet, për ato sektor të ekonomisë që janë plotësisht të mbyllur.
Efektiviteti i ndërhyrjes së qeverisë duhet të ecin përpara vetëm me dialog në distancë me sipërmarrjen. Ky dialog në radhë të parë është social dhe po e kërkojnë ata që janë vija e pare e frontit, që janë punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Duhet ta pranojmë se jemi future ne recession dhe priten humbje të mëdha dhe ekonomia jonë nuk është përjashtim, përkundrazi është me e dobët dhe më e brisht. Jemi përball faktit se shumica e sipërmarrjeve kanë ndaluar ose kanë mbyllur aktivitetin, duke larguar puntorët dhe stafin, kjo situatë po vlerësohet nga ekspertët si prag kolapsi sidomos në sektorin e turizmit , bujqësisë, agroindustrisë, transportit të udhëtarëve dhe për pjesën kryesore të bizneseve të vogëla dhe të mesëme. etj.
Qeveria dhe biznesi vetëm duke bashkëpunuar kanë shansin historik, për të shpëtuar mijra vende pune dhe sipërmarrje private, kjo realizohet vetëm nëse veprohet me vendosmëri dhe në konsultim të vazhdueshëm. Pa dikutim që vendimet që qeveria do marrë sot pa humbur kohë do të përcaktojnë shëndetin e shoqërisë shqiptare dhe ekonomisë tona për vitet në vazhdim.
Qeveria duhet të hartojë paketa ekonomike , financiare, fiskale e monetare të guximshme dhe largë skemave të vjetra, për të parandaluar që situata e rëndë që po kalojmë të mos shndërrohet në një recesion të zgjatur.
Është detyrë e qeverisë që të gjejë mundësit reale për të disponuar fonde financiare dhe likujditete, qoftë edhe duke rritur borxhin publik, që krahas kompensimit të bizneseve, të garantojnë konsumin dhe ndihmat sociale për qytetarët. Qeveria duhet të bëjë pamunduren dhe të sigurohet që sipërmarrjet që janë burimi kryesor i të ardhurave për mijra të punësuar, të mund të qëndrojnë në këmbë gjatë kësaj krize dhe të mund të rifillojnë aktivitetet e tyre kur kushtet ta lejojnë.