Pandeli Majko: Serbët janë miq në shtëpinë tonë, respektojini

 

Nga Pandeli Majko

Neser eshte nje ndeshje futbolli me emocione. Me mendje dhe shpirt pres fitoren e skuadres se zemres se cdo shqiptari. 
Futbolli nuk eshte histori por ai mund ta shkruaje ate. Pasioni per kombetaren tone eshte nje gje, dhe respekti per mikun eshte dicka tjeter. Duam apo sduam, skuadra serbe e gezon neser statusin e mikut ne shtepine tone.

Kjo eshte e verteta qe serbet nuk e respektuan deri ne shfaqje barbarie karshi djemve te kombetares shqiptare ne ndeshjen e Beogradit. Ne se dikush deshiron te perserise sjelljen serbe si “hakmarrje” turperon jo vetem futbollin por edhe Shqiperine. 


Miq! Te gjithe atyre qe do kene fatin te jene ne stadium…Shpertheni dhe brohorisni, perkrahni kombetaren dhe mos beni kurrsesi ate qe serbet presin, qe te bejme sic bene ata. Tregoni diferencen tone si komb sepse kjo eshte e verteta. Lerjani te tjerat djemve ne fushe. Jepini dinjitet djemve te kombetares qe vec na kane nderuar. Kemi KOMBETAREN me te mire dhe me perfaqesuese ne historine e shqiptareve. Forca Berisha! (portieri kombetares)…

SHKARKO APP