Pandi, shqiptarët e dinë mirë se çfarë duan!
Nga Dritan Kaba –
PANDI, SHQIPTARET E DINE MIRE ÇFARE DUAN!
U habita te them te drejten kur lexova statusin e Ministrit te Diaspores. U ndjeva i fyer edhe i ofenduar. Shqiptaret paskan vuajtur nje jave sa te bente telefonaten Pandi!!!
Ky “trim-tribun” qe nuk foli per shembjen e Teatrit Kombetar se kishte bere operacion gojen, gjeti kohe te shpallet dhe zgjidhesi i situates.
Kjo mendje “pjellore” vazhdon te habise te madh e te vogel sa here qe flet apo shkruan. Pas idese brilante te Tunelit Durres-Brindizi, Pandi pasoi si i vetmi minister qe ka blere 2 mije lojera “Mos u nxeh”, per t’i sherbyer komunitetit.
Nejse te dyja jane per llojin e vet konkurojne denjesisht ne fushen e budallekut.
Por te kalojme tek statusi i sotem i tij.
Nuk dua te merrem me pjesen e pare te statusit te tij, ku i ben qoken kolegeve te tij jo vetem te paafte per tu perballur me situaten e krijuar, por edhe te pashpirte edhe fodulle ne te gjitha prononcimet mediatike.
Dua te ndalem ne pjesen e dyte kur Pandi na tregon se i paska kerkuar Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse Autoqefale, Fortlumturise se Tij, Anastas Janullatos zgjidhjen e krizes. Ne nje paragraf kur askush nuk e kupton se çfare ka dashur te thote ministri i Diaspores, me shume gabime ne koncept dhe ne shprehje, por me veshtiresi arrijme ta kuptojne se behet fjale. Pandi eshte aq i nxituar ne ate qe shkruan sa edhe emrin e Fortlumturise se Tij Anastas Janullatos ia shkruan gabim dhe pa asnje respekt per detyren e shenjte qe ushtron.
Pandi e trajton Kryepeshkopin e Kishes Ortodokse Autoqefale si te ishte nje kapterr ushtrie apo nje nga ato qoftexhinjte qe mbledh ne takimet e shpifura, qe i kushtojne taksave te shqiptareve qindra milion leke dhe titullohen te Diaspores.
Shume i mjere, i pa nxene dhe me gjuhe vulgare, si te gjithe rilindasit e tjere.
Nuk ka me turp se t’i drejtohesh keshtu nje drejtuesi te larte fetar.
Pandi me nje loje tinzare do te vendose shqiptaret kunder komunitetit ortodoks dhe drejtuesve te tij. Ai thote ne mes rrjeshtave, qe po te donte Kryepeshkopi e zgjidhte situaten qe diten e pare. Ne fakt ky eshte edhe qellimi i tij. Te ndaje shqiptaret dhe t’i vendose ata kunder njerezve te Zotit.
Ne fund Pandi na e mbyll me nje fjali, qe ata qe mbajten qendrim ndaj kesaj shellje te papergjegjshme, moskokeçarese deri kriminale te qeverise se Rilindjes se çdo gje eshte fjale per lugen e atyre qe dine veç ç’ka nuk duan.
Pandi e di mire se çfare do. Ai per pak minister eshte gati te shese edhe floket e tij te bardha. Ai eshte gati te shkele mbi te shkuaren e tij, pa asnje siklet, te peshtyje mbi veten. Pandi per pak minister eshte gati te beje kllounin dhe te flase e te shkruaje broçkulla pa u menduar aspak. Pandi eshte gati te bleje lojera “Mos u nxeh” per hir te kolltukut.
Pandi e di mire se çfare do, por edhe shqiptaret e fine mire çfare nuk duan!
Ata nuk duan nje qeverisje te tille te korruptuar, te bere njesh me krimin e organizuar, te papergjegjshme dhe me te paaften qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Pandi eshte shembulli si shqiptaret nuk i duan ministrat.