Panik te qytetarët…nga vaksinimi i trukuar, i ngadaltë, pa transparencë…

Nga Kastriot Islami –

Shqiptarët janë shumë të shqetësuar për jetën e tyre e të afërmeve të tyre dhe gjënden në gjëndje paniku ekstrem sepse ndryshe nga qytetarët e Europës e të planetit që po vaksinohen me shpejtës sipas planeve/kalendarëve transparente janë në terr informativ dhe nuk dinë asgjë se cfarë do të ndhë me jetën e tyre .

Së pari, ndërkohë që në Izrael me mbi 9 milion banorë, rreth 60 përqind e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës, në Britaninë e madhe me rreth 70 milion banorë, kanë marrë dozën e parë rreth 37% e popullsisë, në SHBA me mbi 300 milion banorë rreth 22 % e popullsisë kanë marrë dozën e parë, në Serbi rreth 19 %, në Turqi rreth 9,5%, në Greqi rreth 8,6% e tjerë… Kurse në Shqipëri deri në datën 22 shkurt kanë marrë dozën e parë vetëm 0,22 % e populllsisë ndërkohë që numrin total i të vaksinuarave (doza e parë dhe e dytë) është në datën 17 mars 2021 gjithsej 33369 për një popullsi prej 2,875 milion banorësh. Ndërkohë që në gjithë Europën kanë marrë dozën e parë të vaksinës 9,3 % e qytetarëve pra mbi 42 herë më shumë sesa në Shqipëri. Kurse në të gjithë planetin kanë marrë dozën e parë 3% e të gjithë qytetarëve pra rreth 14 herë më shumë sesa në Shqipëri. A e kuptoni se në cfarë gjëndje janë lënë shqiptarët…dhe sa e rrezikuar është jeta e tyre?!

Së dyti, po ti referohemi premtimeve bombastike dhe mburrjeve idioteske në Rinas, në tuiter apo panelet e medias e të portaleve rezulton se “vaksinimi ka filluar në 11 janar 2021” por në portalin e MSH coronavirus.al të dhënat për vaksinimin jepen duke filluar nga data 17 shkurt, pra gati me një muaj vonesë?! Madje nga këto të dhëna rezulton nga llogaritjet se deri në datën 16 shkurt janë kryer gjithsej 1701 vaksina. Pra vetëm në 36 ditë, nga 11 janar deri në 16 shkurt, janë bërë gjithsej 1701 vaksina që i bie mesatarisht rreth 47 vaksina në ditë???! Por po të ishte vetëm ky defekt, atëhere qeveria do të mund të kritikohej vetëm për ngadalësi! Problemi është gjetiu, mungesa e të dhënave të con në dyshimin e arsyeshëm prapa të cilit mund të fshihet një skandal: kujt i janë bërë këto 1701 vaksina për të cilat MSH apo Rama nuk japin asnjë informacion apo mbajnë të fshehtë se cfarë ka ndodhur me vaksinimin gjatë 36 ditëve nga 11 janar kur është deklaruar me pompozitet nga Rama se filloi procesi i vaksinimit deri në 17 shkurt 2021 kur nga MSH përmes portalit coronavirus.al mësohet nga buletini ditor (për herë të parë futen në buletin sasia e vaksinimeve) se janë bërë 612 vaksinime.

Së treti dhe ajo që është shumë shqetësuese është ritmi i ulët e në formën e cuditshme të dhëmbëve të sharrës, i vaksinimeve ditore, në vend që të ishte si kudo në botë me tendencë rritjeje. Sepse ky grafik varet nga daljet e Ramës në Rinas dhe sasia e vaksinave ilegale që ai pret në Rinas dhe nuk ju tregon origjinën?! Në të gjithë Europën e në botë, ky proces kryehet sipas një “kalendari vaksinimi” ku janë përcaktuar sasitë e vaksinimit ditor dhe afati i përmbyljes së vaksinimit, në mënyrë që ky proces të përmbyllet brënda një periudhe sa më të shkurtër. Sic për shëmbull ka premtuar Presidenti Biden që brënda 100 diëtëve të para do të jenë kryer 100 milion vaksinive që do të thotë afërsisht 1/3 e popullsisë. Kurse Europa ka premtua që brënda fundit të verës do të jetë mbaruar procesi i vaksinimit. Kurse në Izrael përmbyllja e prcesit të vaksinimit duket se është cështje ditësh…

Rama ka dështuar jo vetëm me menaxhimin e pandemisë, por edhe në këtë fazë të kësaj krize sanitare, pra me vaksinimin. Thënë ndryshe, edhe në këtë fazë të krizës COVID, dështimi është i qartë e madje uluritës, duke vënë në rrezik ekstrem jetën e qytetarëve. Përfundimisht shumica e shqiptarëve janë të shqetësuar e në panik nga mungesa e transparecnës, vonesat dhe pasiguria nga mungesa e vaksinave, që vjen kryesisht nga paaftësia ekstreme apo papërgjegjshmëria e ndëshkueshme e Ramës dhe e qeverisë së tij, pavarësisht marifeteve e mburrjeve të tij turpshme. Jeta e shqiptarëve është në rrezik të madh ndërkohë që ekonomia kombëtare e familjare po rrënohen cdo ditë e më shumë dhe me shumë gjasa do të duhen shume vite për tu ringritur…

Syri.net
17 mars 2021

SHKARKO APP