Papa Françesku: Do shkoj në Afrikën Qëndrore edhe sikur të hidhem me parashutë

 

Papa ndodhet përballë vizitës më delikate, nga pikëpamja e sigurisë, në papatin e tij. Ai do shkojë për pak ditë në Afrikën Qëndrore, një rajon tejet i rrezikshëm në këtë moment. Por Bergoglio nuk e ka humbur aspak sensin e tij të humorit, kur i ka deklaruar mediave se do ta zhvillonte me çdo kusht udhëtimin e tij papnor.

“Do shkoj në Afrikën Qëndrore edhe sikur të duhet të hidhem atje me parashutë”, ka thënë ai. Gjithsesi shërbimet sekrete franceze e kanë sinjalizuar prej ditësh Vatikanin, për rrezikun e lartë të vizitës në fjalë.

SHKARKO APP