Papa Françesku: Unë nuk kam parë TV që nga viti 1990
Papa Françesku konfirmoi reputacionin e tij si tifoz futbolli në një intervistë me një gazetë argjentinase duke shtuar megjithatë se nuk sheh ndeshje në televizor, por mban evidenca për ekipin e tij të zemrës.
Radio Vatikani publikoi sot intervistën, një ditë pas botimit në gazetën “La Voz del Pueblo” (“Zëri i popullit”), e përditshme në Tres Arroyos, periferi e qytetit të lindjes së Papës në Buenos Aires.I pyetur sesi i ndjek ndeshjet e ekipit “Atletico San Lorenzo de Almagro”, ndryshe ASLA, klub i Buenos Airesit që luan në Divizionin e Parë në Argjentinë, Papa tha se “është një roja zviceran që më njeh çdo javë me rezultatet dhe klasifikimin.
“Papa Françesku tha se nuk sheh televizor që nga viti 1990 dhe se lexon vetëm një gazetë, të përditshmen italiane “La Repubblica”, por jo më shumë se 10 minuta në ditë.Duke dhënë më shumë hollësi për jetën e tij të përditshme, Papa tha se flinte gjashtë orë (22:00 – 04:00), plus 40 minuta deri në një orë pushim pasdreke dhe ecje më këmbë.